Albërie Hadërgjonaj do të bëhet amerikane
Këngëtarja Albërie Hadërgjonaj, e cila aktualisht ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mësohet se ka aplikuar për marrjen e shtetësisë amerikane.
Fillimisht ajo është pajisur me vizë qëndrimi në SHBA nga Ambasada Amerikane në Tiranë, pasi së fundmi ka nisur studimet në një universitet aty.
Kjo ka qenë edhe arsyeja që ajo është larguar prej kohësh nga skena muzikore, fakt të cilin e konfirmoi pak ditë më parë përmes një postimi në faqen e saj në Istagram, ku shkruante se ishte e zënë me provime. Duket se artistes kosovare, nuk i ka mjaftuar shtetësia shqiptare të cilën e ka marrë vetëm 3 vjet më parë me dekret të Presidentit të Republikës Bamir Topi, por ka kërkuar një dokument me të cilin të lëvizë lirisht në të gjithë botë.
Kujtojmë se Albëria në vitin 2010 është kthyer mbrapsht nga autoritetet e aeroportit të Athinës, teksa ishte ftuar në një koncert në Greqi, pasi ky vend nuk e njeh Kosvën ende si shtet. Për këtë arsye, këngëtarja aplikoi për pasaportë shqiptare, e cila ju dha nga Presidenti.


