Fundamenti

Albana Mexhuani, biondina e famshme edhe në Gjermani

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Një tjetër bukuroshe shqiptare bie në sy këto ditë për simpatinë e saj në Gjemrani, e kërkuar shumë nga agjesitë e modës dhe e botës së spektaklit atje.

Por ajo është nga Kosova dhe quhet Albana Mexhuani, biondja që shihni në foto ka lindur në qytetin e Mitrovicës e ka vite që jeton në Ingolstandt të Gjermanisë.

Ajo është një artiste përveç se bukuroshe, nga viti 2001 ka marrë pjesë në grupin “Zëri i Atdheut”, ku aty ka kënduar, recituar dhe vallëzur, ndërsa si grup kanë rrëmbyer edhe cmime. Albana ka punuar pranë Miss Kroacisë, gati 5 vjet duke u marrë me një firmë të njohur kozmetike.

Mobi Casa

Para disa kohësh ishte edhe një ndër vajzat më të bukura të konkursit “Miss Diaspora 2013” që u mbajt në Gjermani, ndërsa punon me fotografin e njohur Alex Dihenes, dhe ka shumë oferta dhe do të reklamojë veshjet e ‘Mangos’.

Ndërsa në një konkurs për vajzën më simpatike ajo don mbështetjen tuaj duke klikuar në këtë link dhe duke i dhënë një ‘like’ bukuroshes shqiptare

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=548844921840659&set=a.548844891840662.1073741840.201402129918275&type=1&theater./Maksim Gjokaj/