Fundamenti

Albana Bilalli së shpejti me projekte të reja

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Është emër i ri i skenës sonë. Por pretendon që me hapa të ngadaltë dhe të sigurt të ngjitet karshi emrave të muzikës së mirëfilltë.

Këngëtarja Albana Bilalli ndonëse nuk është shumë aktive me klipe e këngë të reja, siç ndodhë rëndom me kolegët e saj këngëtar, ajo është e angazhuar vazhdimisht nëpër mbrëmje ‘live’ ku me zërin e ëmbël dhe mjaft të veçantë argëton shumë të rinj. Por ajo duket se nuk e ka në plan që për gjithë jetën të vazhdojë artistikisht vetëm nëpër lokale.

Mobi Casa

“Tani vetëm sa e kam përfunduar fakultetin e muzikës dhe njëkohësisht jam duke punuar në disa projekte muzikore të cilat do të vijnë shpejt. Por janë këtu edhe mbrëmjet muzikore ‘live’, të cilat me mbush shpirtin me kënaqësi të papërshkrueshme”, ka thënë Albana për Tribuna…(Tribuna).