Eko Higjiena

Albana Azizi nga Bujanoci mysafire nderi në MTV EMA me Rita Orën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Bernë – Kanali i njohur dhe prestigjioz -MTV solli një surprizë për shikuesit e vetë ku, pos Rita Orës, e cila pushtoi edhe skenën e evenimentit të televizionit më të madh muzikor në botë, në mesin e “yjeve” prezantoi edhe një tjetër shqiptare, Albana Azizi nga Bujanoci, kandidate serioze për prezantimin e Zvicrës në Ewrovisonin e vitit të kaluar në Azerbejxhan.

Këngëtarja nga Kosova Lindore Albana Azizi ishte këngëtarja tjetër shqiptare e cila ishte e ftuar në spektaklin e njohur evropian në Evropë- MTV (Europe Music Aëards) njofton Presheva Jone.

„Edhe unë si shqiptare isha e ftuar të jem përkrah këngëtarëve me famë botërore dhe për mua ishte një privilegj, krenari dhe respekt ndaj zërit, perfomancës sime si këngëtare në Zvicër. Njëherësh isha e lumtur se dy këngëtare shqiptare Rita Ora dhe unë ishim mysafirë në një emision të një televizioni prestigjioz në botë MTV „ ka deklaruar Albana Azizi për „Presheva jonë“

ARKATANA

Këngëtarja e talentuar kosovare Albana Azizi e cila jeton dhe vepron me prindërit e saj (Bajrush dhe Sebehate Azizi) në Zvicër, ku MTV EMA përkrah shumë këngëtarëve të njohur botërorë pati po ashtu nderin të kishte një mysafire të dytë shqiptare kësaj radhe nga Kosova Lindore. Albana së fundi pritet të vijë me projekte të reja muzikore, pasi ka lidhur kontratë me një produksion zvicerano-amerikan.

Meqenëse jemi të prag të Ditës së Flamurit, jubile ky historik me rastin e 100 –vjetorit të pavarësisë Albana Azizi uron bashkëkombësit e vetë në Luginën e Preshevës, në Zvicër dhe mbarë shqiptarët në Gadishullin Ilirik dhe botë Ditën e Flamurit, ditën e themelimit të shtetit tonë para një shekulli./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.