UBT

Albana Azizi, në skenë me DJ Mark Main

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Albana ka realizuar një këngë me DJ Mark Main dhe një tjetër me produksionin zviceran- italian 4Diffrence.

Këngëtarja e re shqiptare që jeton në Bernë të Zvicrës, Albana Azizi pas një mungese i është rikthyer skenës. Kësaj radhe ajo ka realizuar një këngë me produksionin zviceran- italian 4Diffrence.

Tekstin e këngës me titullin “Tonight”, këngëtarja e ka shkruar vetë ndërsa autor i muzikës dhe orkestrimit është Giuseppe Martellotta, thotë Albana. Më tutje ajo shton se është në bisedime për nënshkrimin e kontratës me Produksionin 4Difference. “Do t`i njoftoj fansat e mi kur bëhet realizimi i kësaj kontrate”.

Paralelisht me këtë, Albana Azizi ka realizuar një këngë me DJ Mark Main nga Winterthuri i Zvicrës. Ai është një DJ i njohur në Zvicër dhe në Evropë, edhe pse ka një moshë të re. “Të dytë jemi të kënaqur me këtë bashkëpunim” thotë Albana duke na njoftuar se së shpejti del albumi i DJ Mark Main në Zvicër, ku ajo ka edhe këngë tjera së bashku me të. Ajo thotë se kënga, e cila është në gjuhën angleze, ka dalë shumë bukur. “Së shpejti videoklipi do të shfaqet në të gjitha televizionet e Kosovës dhe në Zvicër”, bën të ditur ajo.

Klipi do të realizohet nga “Think Creative”.

Hidromorava

Ndërkaq Albana tregon edhe arsyen përse kishte vendosur që klipin ta realizonte në Kosovë, ku bashkë me të kishte qenë edhe Mark Main.

“Unë ndjehem si shqiptaro-zvicerane dhe pasi që kënga u krijua në Zvicër, u dakorduam me Mark Main që klipin ta bëjmë në Kosovë, DJ e pranoi pa hezitim këtë ide”.

Më tutje Albana flet edhe për përshtypjet që DJ Mark Main sjell me vete nga qëndrimi në Kosovë.

“Ai ishte për herë të parë në Kosovë dhe, nisur nga ajo që kishte dëgjuar të flitej në Zvicër për shqiptarët, kishte shkuar atje me frikë se mos po i ndodhte ndonjë e keqe. Por, ka ndodhur krejtësisht ndryshe: ai është kthyer nga Kosova me lot në sy. Madje, siç ka thënë ai vendlindje të tij të dytë tash e tutje do ta konsiderojë Kosovë, aq shumë i ka bërë atij përshtypje mikpritja kosovare. Ai ka premtuar se kur të kthehet në Zvicër do të flasë ndryshe për Kosovën, përfundon Albana Azizi.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.