ARKATANA

Albana Azizi, me videoklip të ri “Zemër ciaooo”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Këngëtarja Albana Azizi, e cila jeton dhe vepron në Zvicër, pas këngës së suksesshme “Kalle sonte”, para pak ditësh ka nxjerrë në tregun muzikor vidoeklipin e këngës më të re “Zemër ciaooo”.

Në këngën, e cila është punuar nga “Genton Studio”, ndërsa videoklipi nga “Video Art”, mysafir special është vëllai e saj DJ Franklyn. Deri tani këngëtarja Albana Azizi ka treguar suksese edhe në moderim. Ajo ishte e ftuar ta moderonte Festivalin muzikor të kulturave të ndryshme botërore.

Ajo doli e suksesshme në prezantimin në tri gjuhë të huaja botërore (gjermanisht, anglisht dhe frëngjisht).

Fundamenti

Albana ka bërë me dije se është ftuar në Zvicër që të moderonte edhe në disa manifestime të tjera.

Përveç këngëve solo, këngëtarja Azizi ka treguar se e ka në plan të vijë edhe me bashkëpunime, mirëpo nuk ka dashur t’i bëjë publike. “E kam edhe një bashkëpunim, i cili nuk e di saktë se kur do të lansohet. E meqë ende jam në proces të punës, nuk do të doja ta zbuloja më shumë. Më mirë le të mbetet befasi për publikun”, ka thënë ajo.

Këngëtarja e re, përveçse komentohet mirë për këngët e projektet e reja, një vend të veçantë zë edhe paraqitja e saj gjithmonë me stil. Ajo nuk preferon të flasë për jetën private, sepse më shumë pëlqen të merret me punën e saj profesionale. “Nuk preferoj të flas për jetën private. Më pëlqen më shumë të flas për planet dhe punën time rreth këngëve. Pastaj herët është të flas për këtë sferë”, ka thënë për fund Albana, e cila ka bërë me dije se sezoni veror e pret më të përgatitur se kurrë./albinfo.ch/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.