Fundamenti

Albana Azizi, e gatshme për ‘Kënga Magjike’

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Pasioni i saj është kënga, prandaj është shumë e përkushtuar në punimin e projekteve të reja muzikore. Kështu së paku ka treguar këngëtarja Albana Azizi e cila në një intervistë për gazetën Tribuna ka folur për pjesmarrjën e saj në festivalin ‘Kënga Magjike’, për ekseperincat e saj muzikore dhe për synimet e së ardhmes.

Nuk ka shumë kohë që është bërë pjesë e skenës muzikore, por, me vokalin që posedon këngëtarja Albana Azizi, i premton shumë skenës sonë.

Ajo është rritur në frymën e kulturës zvicerane, por pa harruar kurrë prejardhjen e saj, e kështu Albana ka vendosur që këngës t’ia thotë në gjuhën dhe vendin e saj.

Në një bisedë për gazetën Tribuna, këngëtarja ka treguar se do të jetë pjesëmarrëse në festivalin ‘Kënga Magjike’ me këngën që titullohet ‘Për jetë’. “Është hera e parë që marrë pjesë në këtë festival.

Ndjehem shumë e lumtur për faktin se jam pritur shumë mirë nga publiku shqiptar të cilët kanë vlerësuar vokalin tim dhe lëvizjet skenike”, ka thënë Albana në fillim të bisedës.

Ajo gjithashtu ka treguar që synon të arrijë deri në natën finale, ndërsa ka zbuluar se për këtë projekt muzikor ka punuar me Alfred Kaqinarin i cili e ka bërë muzikën dhe orkestrimin, kurse teksti është shkruar nga Xhejn Kumria.

Ndërkaq Albana ka treguar tutje se ‘Kënga Magjike’ nuk është risia e vetme, ajo është duke punuar në një këngë të re që do të lansohet shumë shpejt. “Jam duke punuar edhe në një këngë të re që do të publikohet shumë shpejt. Kënga do të realizohet nga Dj Nurtel dhe nga Granit Gashi të cilët janë duke punuar në këtë projekt me një përkushtim shumë të madh dhe kjo këngë do të punohet në Prishtinë”.

FIDANISHTJA

E pyetur se kur do të dalë në tregun muzikor me ndonjë bashkëpunim, Albana ka thënë se për momentin mendon që të realizojë vetëm këngë solo dhe se nuk ka menduar që të punojë me ndonjë artist të skenës muzikore shqipe. E përveç që nuk mendon që të ketë këngë duet, këngëtarja ka theksuar se tani për tani nuk do të ketë as album nga ajo. “Për duete nuk kam menduar sepse dua që të merrem vetëm me këngë solo.

Ndërsa sa i përket albumit, jo, për momentin jo, para dy viteve kam lansuar albumin tim të parë ‘Si herën e parë’ për të cilin është kujdesur produksioni ‘Supersonic’ në Tiranë, dhe nuk kam ndonjë plan të afërt që të dal me albumin e radhës”, ka pohuar këngëtarja.

Zotohet që do të punojë shumë

Në vazhdën e bisedës, Albana ka folur edhe për eksperiencën e saj dhe suksesin që e kishte arritur në vitin 2012 ku ishte kualifikuar në finale e madhe në ‘Eurosong’ të Zvicrës, të cilën fatkeqësisht nuk ka arritur që ta përfaqësojë në natën e madhe të Eurovizionit. “Është një sukses i madh në karrierën time, për kundër faktit që nuk arrita që ta përfaqësoj Zvicrën në Eurovizion, por mua më bën të lumtur fakti që kam arritur deri në finale”, ka thënë këngëtarja.

Ndër të tjera, Albana ka folur edhe për zgjedhjen e mundësisë në mes të skenës muzikore shqipe dhe zvicerane dhe ka thënë se me shumë dëshirë ka zgjedhë që t’i bashkohet estradës shqipe. “Po nuk të njohu i yti, nuk të njehë as i huaji. Unë identifikohem me emrin tim dhe kudo që marrë pjesë identifikohem si shqiptare prandaj kam zgjedhur që të jemë pjesë e skenës muzikore shqipe”, ka theksuar ajo. Por, kjo nuk nënkupton që Albana nuk synon tregun botëror.

Ajo ka treguar se synon që të arrijë në pikat kulminante në estraden shqipe dhe atë botërore nëse ka fat. Por, për të arritur atje ku dëshiron, këngëtarja është zotuar që do të punojë shumë. “Natyrisht që synim i imi është edhe dëpertimi në skenë muzikore botërore dhe do të punojë shumë që të arrij në majat më të larta të suksesit”, ka thënë në fund të intervistës këngëtarja Albana Azizi./Tribuna/