Eko Higjiena

Alban Tahiri bëhet teknologu i parë i kullimit të ujërave në Graubünden

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Të mërkurën, Alban Tahiri është bërë qytetari i parë i Kantonit të Graubündenit me një diplomë të teknologut federal të kullimit të ujërave.

Profesioni i teknologut të kullimit të ujërave në nivel federal, EFZ për herë të parë ka hyrë në listën e profesioneve në vitin 2013, shkruan südostschweiz.ch.

Alban Tahiri nga Chur-i, kryeqyteti i kantonit Graubünden, është bërë këtë të mërkurë qytetari i parë i këtij kantoni që ka marrë diplomën federale për këtë profesion, transmeton albinfo.ch.

Tahiri e ka përvetësuar profesionin e tij në kompaninë Parpan Paulin AG, me qendër në Valbella dhe Domat / Ems.

Albani ka ikur nga Kosova si fëmijë në vitin 1999, ku iu desh të kthehej sërish pas një qëndrimi të shkurtër në azil në Zvicër.

Në vitin 2004 ai u lejua të hynte përsëri në Zvicër dhe prej atëherë është vendosur këtu.

ARKATANA

Tahiri është qytetar i lokalitetit Obervaz që nga viti 2017. Ai ka punuar për mirëmbajtjen e rrjeteve të kanalizimeve në rajon për 18 vjet.

Cilat janë detyrat e Alban Tahirit?

Teknologët e kullimit të ujërave pastrojnë, mirëmbajnë, provojnë dhe riparojnë sistemet e kullimit në sektorin privat dhe në atë publik, përcjell albinfo.ch. Me punën e tyre, ata sigurojnë që gypat, linjat, boshtet dhe kanalet të jenë vazhdimisht në gjendje pune.

(Foto: PARPAN PAULIN AG)

https://www.albinfo.ch/alban-tahiri-behet-teknologu-i-pare-i-kullimit-te-ujerave-ne-kantonin-graubunden/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.