Fundamenti

Alban Ramushi priti në takim N/kolonelin e KFOR-it finlandez

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Komandanti i stacionit policor të Gjilanit Major Alban Ramushi ka patur një takim me N/kolonel, Petri Majuri, zëvendës komandant i KFOR-it për bashkëpunim në rajonin e Jug-lindjes, nga kontingjenti Finlandez.

Ramushi i uroj mirëseardhje N/kolonelit Majuri, dhe i tha se keni ardhur në kohën kur qyteti është i stërmbushur sepse qyteti i Gjilanit është qyteti që më së shumti ka njerëz në diasporë, dhe këta dy muaj korrik dhe gusht, vijnë numër i madh i bashkatdhetarëve për pushime nga perëndimi.

Ai e njoftoi z/Komandantin e KFORIT se gjendja e sigurisë në qytetin e Gjilanit është e qetë dhe se qyteti i jonë është shpallur zyrtarisht edhe si qytet i paqes, duke marrë parasysh kulturën edhe tolerancën ndër etnike e ndër fetare.

Major Ramushi tha se ne jemi të mobilizuar që ta mbajmë të qetë dhe nën kontroll sigurinë, kemi edhe bashkëpunim me njësitet regjionale, që na mbështesin me forca shtesë në ç’do kohë kur një gjë e tillë është e nevojshme..

Fundamenti

Ai gjithashtu i përmendi se policët janë të angazhuar maksimalisht për të bërë punën e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme.

Majori i shpjegoi N/kolonel Majurit për policinë në bashkësi, po ashtu edhe për KLSP që bashkëpunojnë ngushtë edhe me komunitetet e ndryshme dhe me organet komunale për çështjen e sigurisë në komunën tonë.

Gjithashtu Policia ka shpërnda edhe fletushka të ndryshme vetëdijesuese për qytetarët, për situatën e sigurisë dhe për shumë çështje të ndjeshme lidhur me sigurinë e jetës dhe pronës së tyre.

Konkludim i përbashkët ishte se ngushtë do të bashkëpunojnë në fushën e sigurisë Policia e Kosovës dhe KFOR- në mënyrë që të sigurohet një ambient i qetë i sigurtë dhe prosperues për të gjithë thuhet në njoftimin e Ismet Hashanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.