Alban Meha i kalon testet, ja skuadra e re e tij
Alban Meha e ka gjetur skuadrën e tij të re. Ish mesfushori i Paderborn është prezantuar para pak minutash te skuadra turke, Konyaspor.
Skuadra turke sot prezantoi dy blerje, brazilianin Dossa Junior dhe kosovarin Alban Meha pasi të dy futbollistët i kaluan me sukses testet mjekësore.
Meha erdhi në Turqi si transfer i lirë pasi që nuk kishte më kontratë me Paderborn./Indeksonline/

