Alban Meha është gati për Turqinë
Alban Meha është gati për sfidën e së shtunës që Kosova e zhvillon ndaj Turqisë.
Përmes rrjeteve sociale, mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Alban Meha, ka publikuar disa fotografi duke treguar se kanë përfunduar me sukses stërvitjen e fundit dhe se janë gati për ndeshjen e nesërme.
Kujtojmë se ditë më pare Meha tha se Kosova luan ndaj Turqisë për barazim dhe se do të japin gjithçka në fushë që të shënojnë ndonjë gol që mund t’iu ndihmojë atyre të largohen nga Turqia me ndonjë rezultat pozitiv.
Sfida mes Kosovës e Turqisë zhvillohet të shtunën duke filluar nga ora 18:00. /Express/


