Mobi Casa

Alban Imeri, zgjidhet si deputeti i parë shqiptarozviceran në Parlamentin e Kantonit Thurgau

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Alban Imeri, kandidat i partisë BDP (Partia e Djathtë Demokratike) ka arritur të sigurojë një vend në Parlamentin e Kantonit Thurgau. Me këtë arritje ai bëhet shqiptarozvicerani i parë në këtë kanton që bëhet deputet në nivel kantonal.

Albani po ashtu i shtohet numrit të vogël të shqiptarozviceranëve që kanë arritur të bëhen deputetë kantonesh, shkruan albinfo.ch. Deri tash në këtë nivel janë ngritur: Osman Osmani (Schaffhausen SP, mandati i dytë), Ylfete Fanaj (Lucern SP, mandati i dytë), Zari Xhaferi (Zug, SP, manadati i dytë) dhe Egrit Hasler (St. Gallen, mandati i dytë). Një mandat në parlamentin kantonal të Glarusit ka qenë Osman Sadiku, po ashtu i Partisë Socialdemokrate.

Duke u bërë deputet i BDP-së, Albani bëhet kështu shqiptari i parë që në këtë post është zgjedhur si kandidat i një partie të djathtë.

KKVITI

Studenti 25 vjeçar i matematikës me prejardhje nga Kumanova është prej kohësh aktiv në këtë parti dhe deri tash ka bërë emër të respektuar me aktivitetin e tij në kanton., bën të ditur albinfo.ch

Ai pati kandiduar edhe në vitin 2012 po për këtë post, por nuk kishte arritur të zgjidhej. albinfo.ch e ka përcjellë në vazhdimësi aktivitetin dhe zhvillimin politik të këtij të riu ambicioz, që nga kandidimi i tij i parë, para katër vitesh

Albani ka lindur më 7 janar të vitit 1991 në Münsterlingen TG dhe prej vitit 1999 jeton me prindër në Egnach. Katër vite më parë ka qenë iniciator për formimin e degës së BDP-së në qarkun e Arbonit, nga ku më pas është zgjedhur presidenti i parë i BDP-së (Bürgerlich -Demokatische Partei) -Partia Demokratike Qytetare në po këtë qark, kurse për një periudhë të shkurtër ka qenë edhe anëtar i kryesisë së BDP-së në kantonin Thurgau.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.