FIDANISHTJA

Alban Hyseni viziton punimet në hapësirat e brendshme të objektit të Teatrit të qytetit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Alban Hyseni, së bashku me drejtorin e Teatrit të qytetit, Erson Zymberi, kanë parë nga afër punimet në hapësirat e brendshme që po zhvillohen në këtë objekt.

Hyseni ka thënë me këtë rast se është informuar me dinamikën e punimeve aty, duke shtuar se është planifikuar që në javën e fundit e dhjetorit do të përfundojnë punimet.

“Nga drejtori i Teatrit u informova për zhvillimin e punimeve dhe me sa kuptova dinamika e punëve është në nivel të mirë. Kërkova që të rritet dinamika e punëve, ashtu sikur edhe në sheshin “Xhavit Ahmeti”. Në të njëjtën kohë, tashmë po diskutojmë edhe për hapësira tjera që i kemi këtu, për ndryshimet eventuale që duhet të bëhen. E rëndësishme është që të bëhet racionalizimi i shfrytëzimit të hapësirave sidomos këtu sepse e dimë që Teatri i Gjilanit është njëri prej teatrove që funksion mirë, ka shumë shfaqje që realizohen dhe është shumë me rëndësi që ta përcjellim këtë dinamikë të punëve me intervenimet e nevojshme në infrastrukturë, në mënyrë që të krijojmë kushte sa më të mira për zhvillim të aktivitetit të artistëve “, ka thënë kryetari Hyseni.

Uji Dea

Ndërkaq, drejtori i Teatrit të qytetit, Erson Zymberi, e ka falënderuar kryetarin Hyseni për vizitën dhe ofrimin e mbështetjes komunale.

“Është kënaqësi kur teatri dhe kultura e merr një dinamikë të veçantë karshi jo vetëm aktiviteteve që zhvillohen, por edhe hapësirave apo infrastrukturës me të cilën ky objekt e ka. Punimet kanë filluar disa muaj më herët me një dinamikë më të ngadaltë, ndërkaq në takimin e fundit që kemi pasur me kryetarin aktual, kemi kërkuar nga operatori që ta shpejtojë dinamikën e punimeve, ku e kam pasur edhe mbështetjen e tij, të cilin e falënderoj shumë”, ka thënë Zymberi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.