Alban Hyseni vazhdon me përralla për autostradën, qytetarët e gozhdojnë keq
Gjilan – Derisa Alban Hyseni dhe Hysen Durmishi kanë bërë poza nëpër qytetin e Gjilanit dhe në autostradën që kurrë nuk po kryhet, qytetarët e kanë quajtur rrenë të kulluar tani në natën e fundit. Edhe sivjet rruni votat e na vazhdojmë me qarkullue kah Gadishi ka shkruar Jeton Sadiku.
Irituese dhe shumë shqetësuese po del arsyetimi i Qeverisë dhe prezenca e Alban Hysenit dhe Hysen Durmishit në autostradën e papërfunduar duke bërë poza për fushatë. Ky mjerim nuk duhet ta zbeh vullnetin e gjilanasve për ndryshmet e ardhshme duke larguar nga skena krimin më të madh që po i ndodhë Kosovës, stagnimin dhe paditurinë politike.
Jeton Sadiku qytetar rreth autostradës dhe në faqen e komunës së Gjilanit ka shkruar: Edhe sivjet i rruni votat me ketë rren s`ka lidhje na i bijm ka Gadishi”.
Kurse Zejush Hasani ka shkruar :”Puna kësaj autostrada asht ba sikur të ishte Gjilan – Hanë, e jo Gjilan – Prishtinë. Ashtu asht ba puna saj”.
Ndryshe, Alban Hyseni, të hënën priti ministrin në detyrë të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishin, ku biseduan lidhur me projektet e realizuara dhe që janë në realizim e sipër në këtë anë.
Më pas vizituan rrugën “Hamdi Kurteshi”, ku po investon 2.4 milionë euro dhe auto-udhën Bresalc-Banullë (Prishtinë-Gjilan), ku tashmë janë shkëputur katër kontrata dhe pritet nënshkrimi i atyre të reja.
I pari i Gjilanit, e falënderoi ministrin për vizitën uruese dhe mbështetjen që i ka dhënë ministria komunës, në realizmin e dhjetëra projekteve në dobi të qytetarëve të kësaj ane, duke shpresuar se mbështetja nuk do të ndalet edhe në të ardhmen.
Kryetari, tha se po e prit ministrin në një zyre tjetër, pasi tashmë objekti i komunës, është rrënuar, për t’u realizuar projekti “Bulevardi i Qytetit”, investimi më i madh kapital ndonjëherë në Gjilan në vlerë prej 18 milionë euro.
Më pas vizituan rrugën “Hamdi Kurteshi”, ku po investohen 2.4 milionë euro. Alban Hyseni e informoi Hysen Durmishin, si ishte kjo pjesë në gjendje të mjerueshme dhe si po bëhet tash me pamje të re dhe me gjithë infrastrukturën përcjellëse.
Derisa kanë parë edhe punimet që janë bërë në auto udhën Bresalc-Banullë, ku kryetari tha se katër kontrata për katër segmentet e autostradës Prishtinë – Gjilan janë shkëputur.
“Me nënshkrimin e kontratave të reja do të përfundojë plotësisht ky projekt madhor dhe shumë i rëndësishëm”, tha Alban Hyseni.
Nga ana tjetër ministri në detyrë i Infrastrukturës Hysen Durmishi, tha se ishte në vizitë në Komunën e Gjilanit, ku mikut të tij, Alban Hysenit, i uroi punë të mbarë në mandatin e tij të dytë.
Ai tregoi se gjatë mandatit të kaluar, në Gjilan kanë ndërtuar dhe rehabilituar dhjetëra rrugë, duke përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën dhe qarkullimin për qytetarët.
Ministri në detyrë i Infrastrukturës, tha se vizituan edhe punimet në rrugën “Hamdi Kurteshi”, të cilat po zhvillohen me intensitet të lartë.
“Në të ardhmen, mbështetja për Gjilanin do të rritet edhe më shumë, me projekte të reja zhvillimore dhe investime konkrete që e bëjnë këtë qytet edhe më të mirë për jetesë”, tha Hysen Durmishi.
Ministri, tregoi se janë shkëputën katër kontrata për katër segmente të autostradës Prishtinë – Gjilan.
“Nga momenti i nënshkrimit të kontratave të reja, brenda një viti do të përfundojë autostrada e Gjilanit”, tha ministri Durmishi./rajonipress/


