FITORJA

Alban Hyseni: Punimet në rregullimin e stadiumit do të fillojnë sapo të lejojnë kushtet atmosferike

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni ka premtuar se stadiumi i qytetit do të jetë njëri nga prioritetet me të cilin do të merret që në fillim të mandatit. Për të parë dinamikën e punimeve, përkatësisht arsyet e ngecjeve në realizimin e projektit, ai sot ka mbajtur një takim me drejtuesin e kompanisë si dhe organin mbikëqyrës.

‘Së bashku me drejtorin teknik të Unikos Project, Arbër Shita, organin mbikëqyrës të projektit, Xhafer Xhelili dhe menaxherin e projektit, Fadil Sherifi, diskutuam sot rreth procesit dhe dokumentacionit të projektit “Rikonstruimi i Stadiumit të Qytetit – Gjilan”, ka thënë Hyseni.

Hidromorava

Projekti për rregullimin e stadiumit ka filluar në vitin 2017 dhe ishte planifikuar të përfundonte në fund të vitit 2020, por kjo nuk ka ndodhur ende, si rrjedhojë e disa ndryshimeve, prandaj u rekomandua hartimi i dokumentacionit i cili do të jetë bazë për ekzekutimin e punimeve.

Hyseni ka thënë se në pjesën perëndimore të stadiumit do të kryhen punime me intensitet të shtuar, sapo të lejojnë kushtet atmosferike.
‘Punimet në pjesën perëndimore të stadiumit pritet të fillojnë me intensitet të shtuar sapo kushtet atmosferike të jenë më të përshtatshme, ashtu që Intelektualët dhe Skifterët të mund t`i shikojnë klubet e tyre të zemrës nga tribunat dhe në kushte shumë më të mira’, ka thënë Hyseni. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.