Alban Hyseni prezanton raportin një vjeçar: Ndryshim, Ndershmëri e Profesionalizëm

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Këto ishin shtyllat e programit tonë. Për vetëm një vit qeverisje, i kemi kthyer komunën qytetarëve e jemi angazhuar me përulësi, modesti e përkushtim ka thënë Alban Hyseni.

Postimi i plotë:

Modeli jonë i qeverisjes, Kryeministri Kurti, nderoi Gjilanin dhe punën tonë me prezencën e tij në Gjilan. Po ashtu, me qindra qytetarë ishin prezent në raportimin tonë për punën 1 vjeçare.

Nga 26 milionë euro obligime, për vetëm 11 muaj, kemi paguar mbi 7 milionë. Planifikimet e të hyrave i kemi tejkaluar për qindra mijëra euro, ndërsa investimet janë milionëshe. Me dhjetëra projekte e kosto milionëshe, po e përmbyllim vitin pa asnjë cent obligim.

Fidanishtja

Përmirësim i shërbimit ndaj qytetarëve dhe rend e rregull brenda institucioneve. Përfshirje në vendimmarrje e planifikim. Transparent e llogaridhënës.

Gjilani, nga mungesa e vëmendjes institucionale qendrore, po kthehet në kryeqendër për investime. Buxheti i Komunës sonë për 2023 do të jetë rreth 33 milionë, pra 12% më shumë se në 2022, ndërsa investimet kapitale nga buxheti shtetëror kapin shifrën e afro 47 milionë eurosh.

2023 do të jetë viti i dytë i qeverisjes dhe i pari me planifikim nga ne. Ndryshime të mëdha na presin. Projekte edhe më të mëdha në horizont.
Mirënjohës për besimin tuaj.