FIDANISHTJA

Alban Hyseni pret në takim përfaqësues të projektit të USAID-it lidhur me përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrje dhe planifikim

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me nënkryetaren Leonora Morina – Bunjaku, ka pritur sot në takim drejtoreshën e projektit të ri të USAID-it për kontratë sociale, Dr. Silvia Susnjic.

Në takim është diskutuar lidhur me mundësinë e përfshirjes së Komunës së Gjilanit në projektin, i cili ka të bëj me përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrje dhe në planifikim.

Alban Hyseni, pasi falënderoi përfaqësuesit e USAID për vizitën, ka thënë se politika fillon prej nivelit lokal, ku kryetari i Komunës dhe përgjegjësit e institucioneve janë afër qytetarëve e afër problemeve, për të shtuar se mënyra më e mirë e zgjidhjes së këtyre problemeve është duke i përfshirë ata në komunikim.

UBT

“Me përfaqësuesit e USAID-it diskutuam për disa çështje të rëndësishme, mes tjerash përfshirja në vendimmarrje e qytetarëve edhe në planifikim, projekt ky që do të fillojë së shpejti e besoj që këtu do të jetë e përzgjedhur edhe Komuna e Gjilanit. Ka të bëjnë me mënyrën se si të komunikojmë me publikun, por edhe përgjithësisht ndryshimi i komunikimit të qytetarëve me institucionet lokale, që ndikimin final mund ta ketë edhe në ngritjen e besimit në institucionet e nivelit lokal, ku zgjidhja e problemeve është më e lehtë”, ka thënë Hyseni.

Pasi e falënderoi për pritjen, drejtoresha e projektit të ri të USAID-it për kontratë sociale, Dr. Silvia Susnjic, tha se shpreson që Gjilani të jetë e përfshirë në mesin e pesë komunave në kuadër të këtij projekti.

“Projekti ka për qëllim pjesëmarrjen e qytetarëve në konsultimet publike dhe të forcojë urat në mes të institucioneve lokale dhe qytetarëve për t’i zgjidhur problemet. Kah fundi i marsit do të vendosim se cilat prej pesë komunave do të jenë partnere dhe ndihem mirë që Gjilani mund të jetë njëra prej tyre”, ka thënë Susnjic./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.