ARKATANA

Alban Hyseni pret në takim kryetarët e Preshevës, Bujanocit e Likovës, për ta thelluar bashkëpunimin në projekte konkrete

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur në takim pune kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani, kryetarin e Bujanocit, Nagip Arifi dhe kryetarin e Likovës, Erkan Arifi.

Pas takimit, kreu i Gjilanit, Alban Hyseni, ka deklaruar se arsyeja pse e kanë marrë këtë iniciativë është thellimi i bashkëpunimit mes vete dhe ndihma reciproke, në mënyrë që të bashkëpunojnë me projekte konkrete, por edhe për sfidat që i presin.

“Unë i falënderoj për ardhjen në Gjilan dhe ofrimin e bashkëpunimit. Duke e ditur që me Preshevën dhe Likovën jemi në trekëndësh kufitar, ne kemi diskutuar për projekte të përbashkëta në kuadër të IPA fondeve rreth bashkëpunimit ndërkufitar dhe shpresoj që në javën e ardhshme ta realizojmë një takim i përbashkët, ku të ftuar do të jenë edhe nga bota akademike, përkatësisht Universiteti Publik i Pejës, të cilët kanë program studimi në fushën e turizmit”, ka thënë Hyseni.

FIDANISHTJA

Ai ka paralajmëruar edhe një takim të përbashkët me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, për të thelluar edhe më tutje bashkëpunimin dhe për të gjetur mundësi të investimeve të përbashkëta.

Ndërkaq, gjatë adresimit para gazetarëve, kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, kryetari i Preshevës, Nagip Arifi dhe kryetari i Likovës, Erkan Arifi, e kanë përgëzuar dhe falënderuar kryetarin Hyseni për iniciativën e këtyre takimeve për realizimin e projekteve të përbashkëta, përmes të cilave do të përfitonin qytetarët e të gjitha komunave./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.