Eko Higjiena

Alban Hyseni pret në takim, Dukagjin Pupovcin

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur sot në takim zëvendësministrin e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci.

Pasi e falënderoi për vizitën, Hyseni ka thënë do të ketë transparencë të plotë në konkurset e arsimit në Gjilan, ndërkaq ka theksuar nevojën e rritjes së nivelit të bashkëpunimit në mes bizneseve dhe Universiteteve për punën e praktike të studentëve.

Hidromorava

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupuvci, e ka falënderuar kryetarin Hyseni për pritjen dhe ka konfirmuar bashkëpunimin e mirë mes MAShT-‘it dhe Komunës së Gjilanit, derisa ka konfirmuar edhe implementimin e projektit të veçantë për rekrutimin e mësimdhënësve për rritjen e nivelit të arsimit./rajonipress/