GRANDEMALL

Alban Hyseni nuk e mbajti premtimin, banorët e Kokajve i drejtohen Liburn Aliut: “A është në listën e zezë ky fshat”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Jusuf Mustafa nga fshati Kokaj thotë se edhe Lutfi Haziri kishte premtuar se do të asfaltohet rruga nga Llovca deri në Kokaj, por për dy mandate asgjë nuk u realizua. Alban Hyseni gjatë fushatës premtoi asfaltimin e rrugës dhe 100 mijë euro, por asgjë nuk ndodhi dhe nuk e mbajti premtimin. Tani më duhet ta pyes Liburn Aliun: “Mos është në listën e zezë të Qeverisë fshati Kokaj”.

Fshati Kokaj ka një infrastrukturë të rrënuar dhe për shkak të kushteve të rënda dhe në mungesë të rrugës së asfaltuar shumë familje e kanë braktisur këtë fshat piktoresk.

Banorët e këtij fshati e akuzojnë Alban Hysenin i cili akoma nuk ka njohuri se ky fshat ndodhet në Kosovë.

Jusuf Mustafa banor nga ky fshat dhe imam në këto treva thotë për rajonipress se fshati Kokaj është i vetmi në Komunën e Gjilanit i cili u la pas dore nga të gjithë kryetarët dhe partitë politike që udhëhoqën komunën e Gjilanit që nga paslufta e këndej.

Uji Dea

“Premtimet në dy fushatat zgjedhore të LDK-së me kryetar Lutfi Hazirin ishin se në dy vitet e para do asfaltohet rruga nga fshati Llovc e deri te Kokajt, në vijën kufitare që lidh dy komunat atë të Gjilanit me Preshevën, por kjo siç duket ju humbi nga harta, sepse ky fshat për dy mandate asgjë nuk përfitoi. Alban Hyseni kryetari i tashëm ishte gjatë fushatës dhe e vizitoi dhe premtoi asfaltimin e rrugës për ketë fshat, u publikua se ka nda 100.000 euro për vitin 2022, por asgjë nuk beri, por as ketë vit nuk beri asgjë.
Fshatarëve të këtij fshati nuk u mbeti tjetër pos t1i drejtohemi me letër të hapur ministrit Liburn Aliut dhe ta pyesim a është në listën e zezë ky fshat” shprehet Mustafa.

Mustafa tha se gjithashtu do i drejtohemi me letër të hapur edhe Kryeministrit Albin Kurti dhe ta pyesim me çfarë kuti jeni tu i mat investimet dhe a jemi edhe ne qytetar të Republikës së Kosovës.

“A është në hartën e Kosovës ky fshat ngase Alban Hyseni nuk e paska siç duket ne menaxhim edhe ketë fsha” tha Mustafa./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.