UBT

Alban Hyseni nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me organizatën gjermane GIZ për hartimin e planit komunal për energji dhe klimë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi me organizatën gjermane GIZ, për hartimin e planit komunal të veprimit për energji dhe klimë.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është zhvillimi dhe miratimi i Planit Komunal të Veprimit për Energji dhe Klimë (PKVEK) që ka të integruara veprimet dhe masat për përmirësimin e Efiçiencës së Energjisë, rritjen e aplikimit të burimeve te ripërtërishme të energjisë dhe reduktimin e gazrave serrë.

“Këto plane do të përfshijnë një vlerësim të status quo-së në kontekstin lokal të energjisë, një vlerësim të emetimeve bazë të CO2 me vitin bazë referues, një identifikim të qartë të politikave dhe masave lokale për reduktimin e konsumit te energjisë, aplikimin e teknologjive të burimeve të ripërtërishme të energjisë dhe zvogëlimin e emetimeve te gazrave serë, përfshirë planifikimin e masave, veprimet, kornizat kohore për zbatimin, ndarjen e përgjegjësive, vlerësimi i kostos, dhe ndikimin ne kursime”, ka deklaruar Hyseni.

ARKATANA

Ai ka theksuar se përmes këtij bashkëpunimi Komuna e Gjilanit do të mbështetet në ngritjen e kapaciteteve për menaxhimin komunal të energjisë për vendimmarrësit dhe menaxherin/zyrtarët komunalë të energjisë; në zgjerimin e Planit Komunal te Veprimit për Efiçiencë të Energjisë (PKVEE) në Plan Komunal të Veprimit për Energji dhe Klimë (PKVEK) të cilës i shtohen edhe komponenta e burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe e klimës.

“Mbështetja parasheh draftimin e PKVEK-së në koordinim të ngushtë me vendimmarrësit/zyrtarët komunal që përfshinë; mbledhjen dhe analizën e të dhënave për planifikim dhe aplikim të masave të Efiçiencës së Energjisë, aplikimin e burimeve të ripërtërishme të energjisë dhe zvogëlimin e emetimeve të gazrave serrë ne sektorin e ndërtesave, ndriçimit publik, transportit, shërbimeve publike, dhe bujqësisë; si dhe ngritjen e kapaciteteve për monitorim dhe raportim të zbatimit të PKVEK-së”, ka nënvizuar, Alban Hyseni./rajonipress/