Alban Hyseni në panikë, i ka aktivizuar të gjithë mekanizmat institucional për të siguruar vota
Gjilan – Alban Hyseni ditëve të fundit nuk po zgjedhe mjete për të arritur synimin e tij që ta marrë edhe një mandat në Gjilan. E tërë makineria e komunës dhe i tërë potenciali njerëzor dhe buxhetor po keqpërdoret nga stafi i tij. Kjo tregon qartë se ai është në panikë të madhe për shkak të mos punës dhe keq qeverisjes ekstreme, që ka bërë për këto katër vite.
Ashtu qysh po tregohet se ka siklet të madh në këto zgjedhje lideri i LVV Albin Kurti, ashtu po tregohet i shqetësuar edhe Alban Hyseni, i cili nuk po zgjedhë asnjë mënyrë apo metodë, për të keqpërdorur buxhetin komunal vetëm që të sigurojë vota.
Ky gjest i Alban Hysenit tregon qartë se ai është në krizë për vota, meqë për këto katër vite pos që ka mashtruar gjilanasit, asnjë të mirë nuk i ka sjellur këtij qyteti.
Prokuroria e Gjilanit duhet të hetojë këto devijime të Alban Hysenit sikurse duhet të kontrolloj dhe monitorojë të dielën pompat e benzinës ku LVV dhe Alban Hyseni kanë qasje.
Në votimet e fundit LVV dhe ekipi i Alban Hysenit kanë dhënë naftë e benzinë në këmbim të votës.
Gjilanasit e vërtetë dhe ata që janë bio gjilanas e kanë kuptuar tashmë mashtrimin e madh që bëri VV në Gjilan.
Një grup fëmijësh që nuk lanë gjë pa bërë, duke punësuar kunatat e balldëska, nuk duhet të tolerohet dhe ta kriminalizojë edhe më tutje qytetarin gjilanas./rajonipress/


