Mobi Casa

Alban Hyseni, ndan mirënjohje për lexuesit më të dalluar në Bibliotekën “Fan S. Noli”

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Në Bibliotekën e qytetit “Fan S. Noli”, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka ndarë mirënjohjet për tre lexuesit e vitit 2021, përkatësisht për Anila Dakun, Kaltrina Berishën dhe Tuana Shabanin, të cilat kanë lexuar më shumë se 50 libra brenda vitit, ngjarje kjo që shënon fillimin e aktiviteteve në shënim të 14-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

“Për mua është shumë me rëndësi që shënimin e përvjetorit të 14-të të pavarësisë po e fillojmë në Bibliotekën e qytetit. Unë zotohem që si institucione lokale e qendrore që do t’i përkrahim institucionet e dijës. Unë jam ithtarë që nga librat fizik të kalojmë në libra elektronik e modern, për ta rritur edhe më shumë volumin dhe mundësinë e hulumtimit për lexuesit e qytetit tonë. Urime Dita e pavarësisë të gjithëve, njëkohësisht edhe urime lexuesve më të dalluar të vitit”, ka deklaruar, Alban Hyseni.

ARKATANA

Në këtë takim është shfaqur edhe një program i pasur kulturor-artistik nga nxënësit të cilët janë edhe lexues në Bibliotekë.

Ndryshe, në kuadër të shënimit të 14-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, përpos aktivitetit për lexuesit më të dalluar, në mbrëmje është paraparë që të jepet edhe shfaqja teatrale “Viganët” në Teatrin e qytetit (19:00), për të vazhduar me ditën e nesërme me këto aktivitete: Homazhe te varrezat e dëshmorëve (10:00), Koncert festiv për fëmijë para teatrit të qytetit (11:00) dhe ekspozita kolektive me imazhe në Galerinë e Qytetit në ora 17:00.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.