ARKATANA

Alban Hyseni, mirëpret Unionin e Klubeve të Futbollit Shqiptar në Zvicër

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur në takim përfaqësues të Unionit të Klubeve të Futbollit Shqiptar në Zvicër.

Hyseni tha se është kënaqësi që të takoj një klub si FC Kosova nga Zvicra bashkë me Unionin UKSHFZ për t’i shprehur mirëseardhje në vendlindje, duke i përgëzuar për rezultatet e arritura, derisa u ka suksese si në Kupën e Diasporës, e po ashtu në ligën e Zvicrës.

“Ne jemi vend i bekuar që kemi një mërgatë shumë aktive e shpresëdhënëse në mërgim dhe jeni dritarja që reflekton me pulse shumë pozitivisht në botë për shtetit tonë”, tha Hyseni.

UBT

Ai foli edhe për të arriturat e futbollit të Kosovës dhe klubeve të Komunës, KF Drita dhe KF Gjilani, që ngadalë por sigurt po rrugëtojnë drejt Evropës.

UKSHFZ me kryetarin Feti Demoli, pasi e falënderuan kryetarin Hyseni për pritjen, në emër të UKSHFZ i dorëzuan një mirënjohje, duke i premtuar që në mënyrë të vazhdueshme do të ndihmojmë komunën për zhvillim të sportit dhe kulturës, e në veçanti futbollin./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.