ARKATANA

Alban Hyseni merret me matematika të thata, 300 punëtor të ndërmarrjes publike “Tregu” në mëshirë të fatit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Alban Hyseni nuk po i ndal vizitat jashtë Gjilanit të cilat kryesisht janë turistike dhe pa asnjë vlerë apo peshë për Gjilanin, derisa injoron kërkesën urgjente të 300 punëtorëve të ndërmarrjes publike “Tregu” të cilët tash e tre muaj janë pa paga dhe nën mëshirën e fatit.

Postimi i plotë i Ekrem Hasani nga këshilli grevist

Ne, mbi 300 punëtorë të Ndërmarrjes Publike “Tregu” në Gjilan, tash e tre muaj pa paga, ndodhemi në një situatë tejet të rëndë ekonomike dhe sociale.

Sot ishte e paraparë të zgjidhej Kryesuesi i Kuvendit Komunal, proces nga i cili është premtuar se do të vinte zgjidhja edhe për problemin tonë me pagat.

Fundamenti

Fatkeqësisht, kjo pikë është shtyrë për një kohë të pacaktuar, duke na lënë sërish në pritje. Për shkak të kësaj papërgjegjësie institucionale, jemi të detyruar të rifillojmë grevën dhe të ndërmarrim masa më të ashpra, sepse mbi 300 familje kanë mbetur pa të ardhura, në mëshirë të fatit.

Kërkesat tona janë të qarta dhe të ligjshme: pagat tona duhet të ekzekutohen menjëherë. Kjo nuk është çështje politike, por çështje e dinjitetit dhe mbijetesës së punëtorëve.

Durimi ynë ka arritur kufirin.

Ekrem Hasani Anëtar i Këshillit Grevist Ndërmarrja Publike “Tregu”, Gjilan

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.