Mobi Casa

Alban Hyseni, ka pritur në takim kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka pritur në takim kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.

Pasi e falënderoi për vizitën, Hyseni tha se me kryetaren Sinani kanë diskutuar rreth situatës aktuale dhe sfidat me të cilat përballën shqiptarët e Luginës.

Uji Dea

“Prita në takim kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani. Diskutuam rreth situatës aktuale dhe sfidat me të cilat përballen shqiptarët e Luginës. Në përfundim të takimit, ishte konstatim i përbashkët, që të vazhdohet bashkëpunimi me koordinim të ndërsjellë në identifikimin e sfidave, mundësive dhe gjetjen e zgjidhjeve konkrete”, ka thënë, Alban Hyseni./rajonipress/