FITORJA

Alban Hyseni: Jasharajt jetojnë përgjithmonë, si legjenda të kombit tonë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Për nder të 5 marsit – manifestimit tradicional ‘Epopeja e UÇK-së’, Kuvendi Komunal i Gjilanit ka mbajtur sot seancë solemne, ku kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ka thënë se më 5 mars mbushën 24 vjet nga rënia heroike e Adem Jasharit dhe 55 anëtarëve të familjes së tij, ku një familje e tërë, me një unitet mendimi e veprimi, lufton dhe bie për çlirimin dhe krijimin e një shteti, Kosovës.

Sakrificën e madhe historike të familjes Jasharaj, ne kemi për obligim ta përçojmë brez pas brezi, sepse ata vdiqën për të mos u harruar kurrë.

‘Ata jetojnë në mendjet dhe zemrat tona, ata na frymëzojnë për të çuar përpara idealet e tyre. Vuajtjet e tyre janë forca jonë. Qëndresa e palëkundur e tyre na tregon se sa e shtrenjtë është liria”, ka thënë më tutje kryetari Hyseni, duke nënvizuar se beteja e Jasharajve u shndërrua në inspirim për ta jetësuar idealin e brezave për të jetuar të lirë. ‘Sot, ne u falemi atyre, sot ne jemi këtu vetëm për t`i kujtuar emrat e viktimave të kësaj masakre, të kësaj beteje, por edhe për ta nderuar kujtimin e tyre, sepse ata jetojnë përgjithmonë, si legjenda të kombit tonë. ‘Shtëpia e Jasharajve është simbol i qëndresës stoike e historike, ajo është prova e prekshme e përjetimit të masakrës së fëmijëve dhe e rikujtimit se çka u sakrifikua për liri. Përmes tyre dhe sakrificës së tyre, ne flasim me gjuhën e kujtesës, nuk harrojmë vuajtjet e së shkuarës, sepse të gjithë dhanë diçka, por dikush i dha të gjitha. Dëshmorët e kombit janë vlera jonë e përhershme dhe historike’, ka thënë ndër të tjera, në fjalën e tij të rastit, Alban Hyseni.

Kurse, Arianit Sadiku, kryesues i Kuvendit, tha se muaji mars na sjell në mendje momente të trishta, por edhe ndjenja krenarie, na sjell në mendje luftën, por edhe na rikujton arsyen pse ne sot frymojmë, jetojmë e punojmë lirshëm.

FITORJA

“Adem Jashari, së bashku me 56 anëtarë të familjes, përfshirë gra, pleq, fëmijë ranë heroikisht, dhe nami i heroizmit të tyre bëri jehonë në të gjitha trojet shqiptare, u bë shkëndijë që ndezi flakët e pushkëve të lirisë, të cilat nuk u shuan deri në çlirimin e Kosovës’.

Sadiku tha se mirënjohjen dhe kujtimin për veprën madhështore të tyre ne e përjetësojmë duke punuar e realizuar amanetet e tyre, prandaj le të vazhdojmë ta forcojmë shtetësinë e fituar me gjakun e të rënëve, e të përkujtojmë Epopenë e UÇK-së, si betejë e kthesës së madhe që përcaktoi të ardhmen dhe ua ktheu dinjitetin shqiptarëve.

Fjalë rasti ka mbajtur edhe ish-komandanti i Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufi, i cili tha se familja Jashari, me shembullin e vetë u bë emblemë e shqiptarëve në luftën për liri.

‘Detyrë e jona sot është të punojnë e ta ndërtojmë shtetin tonë ashtu siç e kanë dashur dëshmorët’, ka thënë Isufi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.