ARKATANA

Alban Hyseni hap kampanjën “Green & Clean”, u bën thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen aksionit të pastrimit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, nëpërmjet një konference për media, ka hapur të premten kampanjën e pastrimit “Green & Clean” e cila do të zgjasë deri më 5 qershor.

Hyseni u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Gjilanit që të bashkohen në këtë kampanjë “Green & Clean” me qëllimin që ambienti që na rrethon e ajri që e thithim të jetë sa më i pastër.

“Qëllimi ynë është që ta bëjmë kampanjën edhe vetëdijësuese e edhe të pastrimit. Përveç tjerash, përfshihet edhe mbjellja e drunjve dekorativë, largimi i deponive ilegale, vendosja e koshave të mbeturinave, pastrimi i shkollave, institucioneve e rrugëve”, ka thënë Hyseni.

ARKATANA

“Qëllimi ynë final është që kjo kampanjë të zhvillohet në vjetore e të rregullt, ndërkaq përpos pjesës së largimit të mbeturinave e pastrimit të hapësirave, është edhe mesazhi sensibilizues e thirrja që bashkë me qytetarët, inspekcionin e policinë, të parandalojmë krijimin e deponive ilegale e ndotjen e ambientit”, ka shtuar kreu i Gjilanit.

Me pas, Hyseni, nënkryetarja Morina Bunjaku së bashku me përfaqësuesit e institucioneve lokale, Eco-Higjienën, policinë e të rinjtë dhe të rejat, kanë vazhduar pastrimin e parkut të qytetit, pastrimin e hapësirave të institucioneve komunale, ndërkaq në ora 13:00 do të bëhet mbjellja e drunjve dekorativë, derisa në mbrëmje do të bëhet larja e rrugëve.

Ndryshe, kampanja e pastrimit do të zgjasë deri më 5 qershor, ndërkohë që janë paraparë të mbahen dhjetëra aktivitete në lokacione të ndryshme./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.