Alban Hyseni futbollisti që i mbetet besnik ngjyrave “kuq e bardhë”
Gjilan – Të rrallë janë futbollistët që tërë karrierën e tyre ia kushtojnë vetëm një klubi, një gjë e tillë nuk vlen për kapitenin e KF Gjilani Alban Hyseni i cili gjatë tërë karrierës së tij i mbetet besnik ngjyrave”kuq e bardhë”.
Padyshim Hyseni konsiderohet njëri ndër futbollistët më të mirë të Kosovës, me angazhimin e tij në fushën e futbollit dhe me inteligjencën në fushë Hyseni është shtyllë e pa kalueshme për sulmuesit kundërshtarë.
Kapiteni i KF Gjilanit Alban Hyseni këto ditë ka vazhduar kontratën e tij me KF Gjilanin edhe për një edicion të garave duke qenien përforcim i madh për KF Gjilanin në edicionin e ardhshëm 2016-2017.
“Jam shumë krenarë që i takoj klubit të Gjilanit që nga themelimi i klubit, zemra ime gjithmonë ka qenë me këtë klub për të mirë e për të keq. KF Gjilani është një mjedis futbollistik ku tregohen vlerat por njëkohësisht edhe vlerësohen, në mesin e klubit gjithmonë kemi pasur njerëz të cilët kanë dhënë më të mirën që kanë poseduar”, shprehet kapiteni i KF Gjilanit.
Në mesin e 10-të më të mirwve Komuna e Gjilanit këto ditë ka shpallur edhe futbollistin Alban Hyseni i cili me plot të drejt është në mesin e Lauretve të këtij viti.
“Është një nder i veçantë kur krerët e Komunës ta nderojnë punën, angazhimin e djersën e derdhur për të mirën e sportit, është një vlerësim që më bënë krenar para shokëve të klubit”, thotë Hyseni
Alban Hyseni sot 32 vjeçar është Magjistër i Shkencave të Edukatës Fizike, njëherit edhe profesor i kësaj lamie ka te kryer edhe zejen e trajnerit të Licencës B, ndërsa shumë shpejt pritet ta regjistron edhe Licencën A.
“Gjithmonë sportin e kam dashur e posaçërisht futbollin që nga mosha 7 vjeçare jam rritur me futboll tani jam profesor i Edukatës Fizike dhe tërë dijen time mundohem t`ju transmetoj gjeneratave të reja pasi që jam para përfundimit të karrierës dhe tani kur jemi pranuar në UEFA e FIFA dëshira ime është që të bëhem trajner dhe përvojën time ta ndaj me futbollist”, thekson Alban Hyseni.
Kapiteni i “kuq e bardhwve” të Gjilanit Hyseni thekson se në këtë stinorë Gjilani do të jetë skuadër edhe më e fortë se në vitin e kaluar.
“Kemi një mjedis të mirë në klub secili e kryen punën e tij në mënyrë profesionale, aspiratat e klubit janë vet kreu i tabelës së klasifikimit pasi kemi fond të mirë të futbollistëve me pak përforcime do të jemi arrë e fort në Superligën e Kosovës në futboll”.
Pasi jemi në vlugun e Kampionatit Evropian të futbollit kapiteni i KF Gjilanit, Alban Hyseni ndihet mjaft krenar me këtë kampionat.
“Kemi arsye të jemi krenar pasi Kombëtarja e Shqipërisë për herë të parë në histori është pjesë e saj nga tri paraqitjet e saja kanë bërë lojë të mirë por mundësit dhe kualiteti i kësaj Kombëtare janë këto”.
Për kapitenin e KF Gjilanit, Alban Hyseni tifozët e klubit të tij “Skifterat” janë më të mirët në Kosovë.
“Për mua “Skifterat” janë ata që më kanë shtyer për gjatë tërë këtyre viteve të qëndroj në KF Gjilani ata janë pjesë e imja pa ta as KF Gjilani nuk do të ishte interesant, do të mundohem dhe ju premtoj se Alban Hyseni asnjëherë nuk i ka tradhtuar dhe nuk do ti tradhton ata janë krenari e klubit dhe i falënderoj nga zemra që gjithmonë më kanë përkrahur në momente të vështira e të mira, gjithmonë do të jem me ju jam krenar që ju takoj juve”, shprehet i emocionuar Hyseni./rajonipress/


