Alban Hyseni – futbollist, kapiten, trajner e profesor
Gjilan – Futbollistit, kapitenit, trajnerit e profesorit të KF Gjilanit Alban Hyseni mund t`ia kenë lakmi edhe futbollistët me nam botëror e leje më ata të futbollit të Kosovës.
31 vjeqari Hyseni i dashuruar pas lojës magjike të futbollit që nga mosha e re i parashtroi jetës së tij se karriera e tij jetësore do të jetë sporti e në veçanti futbolli.
Futbollisti dhe kapiteni i KF “Gjilanit” përpos që ka të gjitha këto të arritura ai dallohet edhe në jetën e përditshme duke qen një qytetar shembullor dhe i dashur në mesin e nxënësve të tij. “Futbollin e kam dashur kurë isha shumë i ri, kam ëndërruar t`i realizoj ëndrrat e mia, deri diku i kam realizuar, dhe për këtë jam shumë i lumtur pasiqë tërë jeta ime do të lidhet me dashurin time futbollin” bën të ditur Hyseni për rajonipress.
Se sa shumë e dashuron lojën e futbollit dhe sportin në veçanti Hyseni thotë e sporti është gjithçka që kam me këtë lojë jam i nderuar në jetën e përditshme dhe kam të kryer Fakultetin e Kulturës Fizike duke dashur që të jem vazhdimisht edhe me nxënës, por edhe me sportin në veçanti.
Hyseni nuk ndalet me kaq ai para disa ditësh ka kryer edhe zejen e trajnerit Licencën B.”Jam në përfundim të karrierës, pasi të përshëndetem nga futbolli aktiv dëshiroj që dijen time t`jua transmetoj futbollistëve të rinj dhe synimi im në të ardhmen është që sa më shumë të nxjerr talent të rinj për futbollin e qytetit të Gjilanit dhe të Kosovës”.
Kapiteni dhe futbollisti i Gjilanit është mjaft i lumtur me rikthimin e skuadrës së tij në Superligën e Kosovës në futboll.”Ka qenë një stinor shumë i mundimshëm si për skuadrën ashtu edhe për futbollistët dhe jam i lumtur që u rikthyem në Superligë, në këtë stinor do të japim më të mirën që kemi dhe mundemi ta japim për klubin./rajonipress/


