GRANDEMALL

Alban Hyseni bën homazhe te varrezat e dëshmorëve për nder të Epopesë së UÇK-së

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Për nder të 24-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, ka bërë sot homazhe te varrezat e dëshmorëve.

Hyseni ka thënë me këtë rast se Epopeja e UÇK-së është njëra prej veprimeve të krenarisë së kombit.

“Bashkë me zëvendësministrin e Mbrojtjes, Policinë, FSK-në, asamblesitët e drejtorët komunalë, kemi bërë nderime te varrezat e dëshmorëve. Epopeja e UÇK-së është njëra prej veprimeve të krenarisë së kombit, ndërkaq përveç simbolikës së sakrificës është edhe mesazhi i fuqishëm për bashkim të vazhdueshëm e qëndrim unik në çështjen kombëtare. Tash është koha më shumë se kurrë që të tregojmë bashkim e unitet, duke e ditur që gjendja e sigurisë në botë është duke u cënuar. Lavdi dëshmorëve të kombit!”, ka thënë, Alban Hyseni.

Uji Dea

Me pas, kreu i Gjilanit me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe edhe tek lapidarët dhe bustet e dëshmorëve e heronjve në qytet.

Ndryshe, Kuvendi Komunal i Gjilanit, të shtunën ka mbajtur mbledhje solemne në nderim të sakrificës së Jasharajve, derisa të hënën ora e parë mësimore do t’i kushtohet Epopesë së UÇK-së./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.