RCCOLA

Alban, dorëhiqu!

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Nga Ardian Azemi – Dorën n’zemër, dështim kam pritë, por degradim deri në këtë nivel, jo. Gjilani është keq, ama shumë keq. Jo që nuk lëvizë asgjë para, për më keq, gjithçka shkon mbrapa. Kryetari Hyseni nuk e ka guximin me i thënë dy fjalë për katrahurën e rrugëve në Gjilan. Më besoni, nuk guxon! Mos e maltreto veten e neve, Alban, dorëhiqu!

Kryetari Hyseni përveç vetes, me dorëheqje i bën mirë Gjilanit dhe të ardhmes sonë të përbashkët. Nëse s’ka diçka që e mban peng, ai duhet të dorëhiqet gjatë ditës sot, jo ta pres mbrëmjen.

Hyseni nuk udhëheq me Gjilanin, ai veç pagën e kryetarit e merr dhe rrin në zyre. Për Gjilan pyeten deputetët, ata që idenë se kanë pse janë deputetë, ndërsa përzihen në udhëheqjen e Komunës. Ata s’janë të aftë për kryetar lagjeje.

Uji Dea

Kryetari Hyseni nuk e ka guximin me i thënë dy fjalë për katrahurën e rrugëve në Gjilan. Më besoni, nuk guxon!

Mos e malltreto veten e neve, Alban, dorëhiqu!