Mobi Casa

Alban Beqiri njeriu i cili mban gjallë sportin e Motoçiklizmit

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Sporti i Motoçiklizmit çdo ditë e më tepër po bëhet më atraktiv për të rinjët jo vetëm Gjilanas por edhe atë Kosovar, duke dëshmuar shkathtësitë atraktive të cilat i dhuron ky sport.

Të merresh me sportin e motoçiklizmit është mjaft vështirë, duke e ditur se ky sport kërkon kushte financiare të mira por edhe shtigjet të cilat kalohen me motorrizëm nganjëherë nuk din të jenë të mira.

Për njeriun i cili po mban gjallë sportin e motoçiklizmit, Alban Beqiri, i cili njeherit është edhe nënkryetar i Federatës së Motoçiklizmit në Kosovë, është nder që të rinjëve t’ju dhuroj spektakël nëpër gara të ndryshme anembanë Kosovës të cilat i organizon me bashkëpunëtorët e tij.

“Në Kosovë motoçiklizmi është mjaft i vjetër, por nuk kemi pasur mundësi të organizojmë gara të ndryshme ndërsa pas luftës ky sport me të madhe është përhapur tek të rinjët Kosovar duke dëshmuar se edhe ne nuk jemi larg garuesve anembanë rruzullit tokësor dhe shpresoj se shume shpejt ky sport do të jetë shumë atraktiv për qytetarët Kosovarë”, shprehet Beqiri.

Motoçiklisti Alban Beqiri merret me motoçiklizëm nga viti 2008, ndërsa garat ka filluar ti organizon nga viti 2012, kurse garat zyrtare ka filluar ti organizon nën monitorimin e Federatës së Motoçiklizmit të Kosovës.

Mobi Casa

“Gjerë më tani kam organizuar 6 gara tradicionale ‘Moto Cross’ dhe për këtë i falënderohem shokëve të mijë dhe donatorëve të ndryshëm që vazhdimisht na kanë përkrahur, jam shumë i lumtur për këto organizime dhe çdo gjë ka shkuar në mënyrë profesionale por edhe çdo rezultat monitorohet nga Federata e Motoçiklizmit, ndërsa motoçiklistët kanë mundësi të shpalosin talentin e tyre në këto gara në të cilin marrin pjesë edhe motoçiklist nga vendet e ndryshme evropiane”, bën të ditur nënkryetari e Federatës së Motoçiklizmit të Kosovës, Alban Beqiri.

Beqiri ka bërë të ditur se shumë shpejt me ndihmën e donatorëve do të rregullohet një shteg në malet e Stanishorit dhe disa pajisjeve profesionale të cilat na mungojnë.
“Ne kemi një vend të mrekullueshëm në fshatin Stanishor ku mundemi ta rregullojmë një shteg shumë profesionist, shpresojmë se me ndihmën e njerëzve të cilat e dojne sportin e motoçiklizmit do të arrijmë ta rregullojmë dhe qyteti i Gjilanit të krenohet me këtë sport mjaft të dashur tek të rinjët”.

Alban Beqiri i cili gjithçka jep nga vetja që sporti i Motoçiklizmit të jetë një sport me përmasa të mëdha, këtë e dëshmon edhe vajza e tij 2 vjeçare e gjysmë, Kiara, e cila është dashuruar në këtë sport dhe e përcjell babanë e saj në çdo aktivitet të tij.

Të gjitha bizneset dhe Motoçiklistët e Gjilanit të cilët dëshirojnë të japin kontributin e tyre për rregullimin e një shtegu profesionist në malet e fshatit Stanishor në Gjilan, munden të kontaktojnë Alban Beqirin i cili po mban gjallë sportin më atraktivë Motoçiklizmin i cili ka një ardhmëri tejet atraktive./rajonipress/