Fundamenti

Alban Beqiri: Greqi kurrë mos ekzistofsh në hartë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ekspedita e Karateistëve të Kosovës ende pa filluar garat në Kampionatin Mediteran i cili do të mbahet në Greqi ka përfunduar, pasiqë autoritet Greke nuk kanë lejuar një pjesë të karateistëve të udhëtojnë drejt Greqisë.

Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Alban Beqiri, ka treguar tërë kronologjinë se si kanë vajtur punët në këtë udhëtim.
“Ne jemi ardhur ne Limassol ne Qipro për Kampionat Mesdhetar, Kadet, Junior dhe Senior, por ne Trenerat dhe Selektori kemi udhëtuar me herët d.m.th mbrëmë në ora 24 nga Prishtina për Athinë me kombi, dhe prej Athinës me aeroplan deri ne Larnaca te Qipros. Ne kufi me Greqinë kemi pas probleme por ne kaluam, kurse ekspedita tjetër me Garues rreth 35 dhe Sekretari kanë udhetu nga Prishtina ne ora 4:30 mëngjesit për ne Selanik e prej Selaniku kanë pasur të udhëtojnë me aeroplan për shkak që garuesit mos të lodhen për arsye se rruga e gjatë, për arsye që nuk ka pasur vende të lira jemi nda në 2 grupe, por ne kufi Maqedoni – Greqi nuk i kanë lejuar garuesit të kalojnë, ata ishin paisur me viza Qipros ne Beograd me kalu, por nuk i lejuan, ndërsa ne kaluam ne atë kufi, por ne me herët rreth orës 4 të mëngjesit. Disa garues me viza Shengen i kanë leju por nuk kanë arritur ta mbërrijnë aeroplanin se janë vonuar, pastaj ne është dashtë komplet ekspedita me u kthye mbrapa me i marrë garuesit tjerë qe i kanë lanë me herët ne kufi edhe jemi kthyer në Kosovë.

FIDANISHTJA

Organizatori e Sekretari kanë bërë çmos që të marrim pjesë, por Grekët nuk i kanë lejuar. Kjo është absurde pasi neve vetëm disa orë më herët me dokumentacionet e njëjta na u lejua kalimi”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.