Eko Higjiena

Alarmon Qemajl Mustafa: Teposhtëza e rrëpishme e Gjilanit

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Të lumtë kryetar Haziri, me dijen, me angazhimin dhe vizionin tënd, e qove komunën “FULL N’T’KUQEN”. Me krejtë! Kryetari ynë, për këto 7 vite në krye të komunës, bashkë me “ushtrinë e tij”, me vizionin e tyre të largët e të qartë “për shtetësinë e demokracinë”, pa kravata, me duar të pastra, bënë aq punë të mëdha e të “hajrit” sa e futën komunën “FULL N’T’KUQEN”! ka shkruar kreu i PDK-së Qemajl Mustafa.

Reagimi i plotë i Qemajl Mustafës

Ajo sot, fatkeqësisht, ka hy plotësisht në ZONËN E NDALUAR, është bërë për keqardhje për disa nga arsyet që do ti them në vijim:
1. Me borxhet e thella që i ka (mbi 10 mil. Euro borxhe të krijuara e me ato kontigjente që presin në radhë, mbi 21 mil. Euro) e që, udhëheqja komunale nuk e ka idenë qysh ka me i la;
2. Me shkallë frikësuese të infektimit me Covid;
3. Me plogështinë dhe mungesën e projektit të qartë komunal në preventivën shëndetësore ndaj kësaj mortaje;
4. Me performancë katastrofike te qeverisja ekonomike (USAID, shërbimi i komunës për bizneset lokale) ku komuna e jonë doli te vendi 31 nga 38 komunat e Kosovës;
5. Me administratë aspak miqësore për bizneset (e 35-ta në listë, nga gjithsej 38 komuna);
6. Me mungesë fyese të transparencës para kuvendit e para publikut;
7. Me degradim të edukimit duke vendosur kryesisht militantë të koalicionit në qeverisje, duke pranue në punë militantë partiakë por jo dije, duke i tkurrë shkollat profesionale (teknike dhe të agrobiznesit) nga të cilat pritet përherë aftësim dhe punësim i shpejtë;
8. Me ndërhyrje në autonominë dhe në funksionimin e bibliotekës rajonale;
9. Me mungesë totale të vizionit se si ka me u furnizue qyteti e fshatrat me ujë në afat të shkurtë, të mesëm e të gjatë;
10. Me sorollatje shumëvjeçare por ende pa asgjë konkrete rreth treajtimit të ujërave të zeza;
11. Me zvarritje shumëvjeçare të projekteve;
12. Me planifikim e projektim amatoresk (që më së miri shihet te ndërhyrja diletante ngulfatëse me zgjerim të rrugës nëpër zemër të qytetit);
13. Me anarkinë e plotë te planifikimi hapësinor dhe me shëmtim për shumë decenie të zonës urbane të qytetit me ndërtime të larta kaotike “ndërtesë mbi ndërtesë”;
14. Me realizim “të lodhtë” të të gjitha projekteve;
15. Me dështim në shumicë te realizimi i premtimeve;
16. Me zhvatje të parasë publike përmes punësimeve plotësisht të panevojshme përgjatë pandemisë;
17. Me zhvatje të parasë publike përmes dhënies së punëve milionëshe dostave e haverave edhe kur ata nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e tenderëve (nga raporti i auditorit vetëm përgjatë vitit 2019 janë dhënë mbi 4.5 milionë euro punë me kriteret e “Bajram Begut”);
18. Me zhvatjen e parasë publike përmes vendimeve gjyqësore (me ndërprerjen arbitrare të kontratave – vetëm një e tillë komunës i ka kushtue 127000 euro);
19. Me ndarjen e subvencioneve sipas tekeve të kryetarit dhe të çarkut të tij (ç’)drejtues. Dikuj hiç, dikuj fare pak e dikuj edhe boll edhe nga dy e tri herë brenda viti;
20. Me zhvatjen e parasë publike duke dhënë prona në shfrytëzim pa ankand publik e pa konkurrencë, poashtu për dosta e jarana;
21. Me sfilata falso në kohë pandemie, me falsifikime të mirënjohjeve për kryetarin e për komunën, me pisllëqe e me afera nga më të ndryshmet brenda komunës;
22. Me mungesë totale të respektit ndaj qytetarit dhe bizneseve të komunës të cilët me votë ua besuan komunën…

ARKATANA

Kësaj, që i ka ndodhë Gjilanit përgjatë këtyre 7 viteve mund ti thuhet gjithqysh ndryshe por, veç drejtim i komunës s’mund ti thuhet kurrë. Është pikërisht e kundërta – shtrembërim, devijim e deformim i saj deri në ZONËN E KUQE E TË NDALUAR.

Komuna e jonë, nëse nuk e miraton një plan realist, fortë të qartë dhe afatshkurtër të daljes nga kjo krizë e thellë, ka me i ra “murit me kokë” dhe fundi i saj tashmë po i ngjet mjaftë shumë telekomit të Kosovës, si modeli më i dhimbshëm i udhëheqjes katastrofike në Republikën tonë të dashur e të vetme që e kemi ne kosovarët.

Populli ynë e ka një mençuri të rrallë për kontekstin e rreshtave që i shkrova më lartë: “Në kohë dimri, mos i lejoni të krisurit me heqë borën e me çelë rrugë sepse e çelin keq e shtrembët”!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.