Uji Dea

Alarmon profesori i njohur: Kosova e izoluar dhe para kolapsit të madh

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

“Aktualisht në vendin tonë, dominon një klimë dhe gjendje politike e pa përgjegjësisë juridike, morale, objektive e funksionale. Ndaj del kërkesa imediate për një riorganizim e ristrukturim racional në radhë të parë të administratës publike si dhe të sistemit të drejtësisë”, tha Smaka për “Kosova Sot Online” .

Njohësit e fushës së të drejtës, janë mëse të sigurt se në rastin e Kosovës, si shtet i ri dhe izolimin që po e përjeton, faktor ndikues është dështimi në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në krahasim me rajonin.

Sipas profesorit të së drejtës, Riza Smaka mungesa e luftës efikase ndaj krimit ë korrupsionit, në shumë raste gjatë historisë i ka dëmtuar edhe shtetet më të mëdha e më të fuqishme se Kosova, prandaj në rastin tonë, mungesa e shtetit të së drejtës paraqet rrezik serioz për të ardhmen e shtetit të Kosovës.

“Nga Historia e Shtetit dhe e së Drejtës, ndër të tjera, mësohet se, perandoritë e mëdha e të mos flitet për shtetet më të vogla, pikërisht e kryesisht kanë kolapsuar nga format më se të ndryshme të korrupsioneve. Kosova është shtet i vogël, në konsolidim e sipër me kapacitete të limituara për zhvillim të hovshëm në sferat socio- ekonomike, kulturore, edukative. Megjithatë, veçanërisht nga viti 2000 e këtej po të kishim pasur legjislative, ekzekutiv e gjyqësor efikas e efecient vendi ynë do të kishte arritur shkallë zhvillimore në të gjitha sferat e jetës shoqërore shumë e shumë më të lartë e më cilësore. Ndërkaq kjo nuk ishte dhe vijon të jetë ashtu. Legjislativi nuk e përmbushë as për se afërmit planin e aktiviteteve legjislative e veçanërisht të mbikëqyrjes dhe të ndërmarrjeve të masave të duhura për zbatimin e ligjit në fuqi. Ekzekutivi po ashtu asnjëherë deri tani nuk ishte as për së afërmit në nivelin e kërkuar veçanërisht të organizimit të administratës publike efikase e efecientë sa më pak të kushtueshme, përkundrazi”, tha Smaka për “Kosova Sot Online”.

KKVITI

Më tej, sipas profesorit Smaka ekzekutivi nuk ka arritur të përgatis sa e si duhet propozime të akteve ligjore të reja për të mbuluar shumë vakuume juridike, as për të përgatitur plotësime e përmirësime të nevojshme të shumë akteve ligjore që ndodhen në aplikim.

“Disa herë është konstatuar me vend se jo pak akte ligjore në fuqi përmbajnë defekte o n o m o te k n i ke të cilat gjatë aplikimit shkaktojnë probleme serioze gjatë interpretimit dhe aplikimit koherent e të harmoinizuar konform me praktikat e mira në administratën publike dhe në sistemin e drejtësisë. Së andejmi, në masë të konsideruar dështimet e evidentuara në sistemin e drejtësisë janë pasoja të jo pak defekteve onomoteknike. Në anën tjetër dështime te caktuara në funksionim të prokurorive, gjykatave e të administratës publike janë shkaqe të interferencave dhe të intervenimeve të pushtetarëve të caktuar të cilët në masë të konsideruar kanë krijuar monopole në zgjedhje, emërime dhe punësime të funksionarëve të administratës publike dhe të sistemit të drejtësisë e rrjedhimisht në keq ndikimet në punën rrjedhëse të tyre në situata dhe raste juridike të caktuara”, shtoi Smaka për “Kosova Sot Online”.

E kur këtyre defekteve iu shtohet edhe sjellja e pa përgjegjshme e të emëruarve në sistemin e drejtësisë, sipas Smakës atëherë sistemi dështon si tërësi.

“Aktualisht, në vendin tonë, dominon një klimë dhe gjendje politike e pa përgjegjësisë juridike, morale, objektive e funksionale. Ndaj del kërkesa imediate për një riorganizim e ristrukturim racional në radhë të parë të administratës publike si dhe të sistemit të drejtësisë. Ndër të tjera do të duhej që të reduktohej administrata publike e stër fryrë në kundërshtim me postulatet e Ligjit të Parkinson-it ndër të tjera duke bërë organograme konkrete e reale me caktime të punëve profesionale, teknike e ndihmëse për njësitë organizative dhe për individët veç e veç si dhe të aplikohej sistemi i vlerësimeve të vazhdueshme të punëve e detyrave të punëve të kryera në cilësi e sasi dhe referuar afateve. Rrjedhimisht do të duhej të aplikohej edhe pagesa si dhe caktimi i pa-përgjegjësisë dhe i masave ligjore varësisht nga natyra e çështjeve të caktuara”, përfundoi profesor Riza Smaka për “Kosova Sot Online”.