Alarmon Kushtrim Kadriu: Asambleja Komunale drejt mbylljes

Gjilan – Ka disa muaj që Asambleja Komunale e Gjilanit nuk po funksionon, pasi që në mes të partnerëve të koalicionit qeverisës nuk po funksionon lidhja e tyre politike. U bë kohë e gjatë që kur nuk kemi marrë shkresa për seancë, përpos ndonjë njoftimi të lodhtë se gjoja kryesuesi është i sëmurë dhe nuk mund ta kryesojë seancën ka shkruar asamblisti Kushtrim Kadriu.

Postimi i plotë:

Janë mbledhur me dhjetëra tema të cilat kanë mbetur të pashqyrtuara si pasojë e bartjes së tyre nga njëra seancë e dështuar në tjetrën. Po e marrim hipotetikisht se pushteti i ka numrat dhe po e mbajmë seancën, a e dini sa do të zgjaste ajo? Nja dytë pa ndërprerë dhe ndoshta ende nuk do të shtereshin të gjitha temat.

Është e papranueshme kjo gjendje e paralizimit total të komunës. Nuk mundet Gjilani të mbetet peng i tekave të asambleistëve të koalicionit qeverisës, ku njëri “sëmuret”, tjetri shkon jashtë Kosovës nja tre muaj dhe lanë gota në ndonjë restorant, e ndonjë tjetër e kushtëzon pjesëmarrjen e tij në seancë me ndonjë punësim a ndonjë favor të tillë të ngjashëm. Kjo është papërgjegjësi, është papjekuri, por edhe shantazh. Nuk e di a janë normal këta njerëz, a janë të vetëdijshëm për dëmet që po ia sjellin komunës?
Nëse s’i kanë numrat (që po shihet se s’i kanë), atëherë do ishte mirë që kryesuesi të jepte dorëheqje dhe në krye të kuvendit të vinte dikush nga opozita, mos ndoshta ai/ajo po i bënë numrat dhe të ecin punët.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS