Alarmon eksperti i ekonomisë: Kosova buzë falimentimit, ja formula e shpëtimit

“Hapat që duhet të merren për parandalimin e kolapsit ekonomik janë, sipas mendimit tim, nëse nuk e bëjnë shpejtë një qeveri stabile, le të bëhet formimi i qeverisë kalimtare, le ta quajnë si të duan, le ta miratojnë buxhetin dhe më pastaj dalja në zgjedhje të reja, alternativë tjetër nuk ka që të mundë ta shpëtojë Kosovën nga kjo situatë alarmante”, thotë Grapci për “Kosova Sot Online”.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se nga muaji prilli nuk ka më instrumente të tjera ligjore të funksionimit të shtetit në kuptimin financiar, prandaj sipas tij, pa miratim të buxhetit të vitit 2020, shteti i Kosovës do të bankrotojë, meqë shfrytëzimi i buxhetit të vitit paraprak mund të bëhet vetëm deri në muajin mars.

“Për më 1 prill nuk ka instrumente të tjera ligjore të funksionimit të shtetit në kuptimin financiar, jo vetëm që bankrotojmë por dështojmë krejtësisht. Deri më 1 prill, është fundi”, ka thënë Haradinaj pas mbledhjes së qeverisë në detyrë të ditës së premte.

E lidhur me këtë, njohësi i fushës së ekonomisë, Dardan Grapci thotë për “Kosova Sot Online” se ky deklarim i Haradinajt, është një alarm serioz për shtetin e Kosovës.

“Sepse vërtetë Kosova po shkon drejt kolapsit dhe krizës së thellë. Për ta parandaluar një gjendje të tillë, duhet të formohet së paku një qeveri e përkohshme, qoftë me spektër të gjerë politika po qeveri teknike, dhe të përgatis vendin për zgjedhje të reja, ku partitë politike do lënë anash inatet dhe do të punojnë më seriozisht për shtetin. Në fillim është dashur që Haradinaj mos të jep data dhe prononcime të cilat mund të sjellin protesta, e dyta është fakt që pa krijimin e Qeverisë shteti jo që po dështon në aspektin financiar, por në shumë sfera tjera. Prandaj unë mendoj që Kosova vetëm ka hyrë në fazën e parë të kolapsit ekonomik, dhe nëse së shpejti nuk formohet Qeveria, atëherë kam frikë që qytetarët do ti tërheqin edhe paratë e tyre nga llogarit e tyre bankare, siç ka ndodhur edhe në Greqi para disa viteve, sepse nuk shohin të ketë siguri në shtet”, thotë Grapci për “Kosova Sot Online”.

Më tej, Grapci mendon se kjo gjendje mund dhe duhet të tejkalohet me disa masa vepruese kalimtare, deri në zgjedhjet e reja që duhet të ndodhin.

“Hapat që duhet të merren për parandalimin e kolapsit ekonomik janë, sipas mendimit tim, nëse nuk e bëjnë shpejtë një qeveri stabile, le të bëhet formimi i qeverisë kalimtare, le ta quajnë si të duan, le ta miratojnë buxhetin dhe më pastaj dalja ne zgjedhje të reja, alternativ tjetër nuk ka që të mundë ta shpëtoje Kosovën nga kjo situatë alarmante”, deklaron eksperti i ekonomisë, Dardan Grapci për “Kosova Sot Online”.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).