RCCOLA

Alarmojnë qytetarët, kujdes me pllakat e mbulojës tek lumi “Mirusha”

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Qytetarët e lagjes “Dardania” kanë dërguar foto në redaksinë e Rajonipress ku shihen qartë pllakat e dëmtuara dhe rrezikun që ato mund të sjellin për vetura dhe këmbësor.

Pllakat e betonit të vendosura mbi lumin Mirusha kanë filluar të dëmtohen dhe të paraqesin rrezik për kalimtarët dhe vozitësit e automjeteve.

Uji Dea

Qytetarët e lagjes “Dardania” kanë dërguar foto ku shihen pllakat e dëmtuara dhe ku vërehet kamioni që ka ngecur mbi platonë e lumit “Mirusha”.

Banorët thonë se nuk e kanë të qartë nëse këto pllaka a janë për automjete apo vetëm për kalimtarë. “Nëse vazhdohet kështu, gjithkund mbi lum ku po kalojnë dhe parkojnë, vetura mbuloja do të prishet. Ndoshta duhet mu ndalu qarkullimi i tyre” kanë shkruar qytetarët./rajonipress/