Fundamenti

Alarmojnë ekspertët: Po ulet standardi jetësor

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Dallimet e mëdha në mes të pagave dhe çmimeve të konsumit po bën që standardi jetësor i kosovarëve të jetë i ulët. Sipas ekspertëve të ekonomisë rritja e inflacionit që nuk po shoqërohet edhe me rritje të pagave, sidomos në sektorin privat po e zvogëlon fuqinë blerëse të konsumatoreve, e rrjedhimisht kjo e ulë standardin jetësorë. Eksperti i ekonomisë, Musa Limani, ka thënë për Telegrafin se dallimi në mes të pagave dhe çmimeve është i madh.

Sipas, tij, ky dallim bën që standardi jetësorë të jetë i ulët për kosovarët. “Gjithnjë po vjen duke rënë standardi jetësorë, pasi pagat mbesin me vite të njëjta, derisa çmimet po rriten. Kjo rritje e çmimeve duke mos rritur edhe pagat rrjedhimisht e zvogëlon edhe fuqinë blerëse të konsumatorëve”, theksoi për Telegrafin profesori universitar i ekonomisë, Musa Limani.

Sipas tij, shkalla e inflacionit është e madhe, i cili shprehet në përqindjen e shportës jetësore.
“Në Kosovë nuk përcillet inflacioni edhe me ngritjen e pagave, prandaj ekziston një disproporcion i madh ndërmjet pagave dhe fuqisë reale blerëse te konsumatorët. Kemi çmimet shumë të larta me nivelin e pagave”, tha Limani.

FIDANISHTJA

Sipas tij, paga minimale duhet të caktohet nga Qeveria, ku pastaj përcaktohet edhe rritja e pagave që të ndiqet edhe shkalla e inflacionin.

Ndryshe, sipas zyrtarëve të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), çmimi i konsumit për muajt janar- shkurt 2015, vazhdojnë të jenë më të ulët se sa muajt janar-shkurt 2014. “Pra janari i këtij vitit ka qenë për 0.6 për qind më i ulët se janari 2014. Kurse shkurti 2015, është për 0.3 për qind më i ulët se shkurti 2014. Sa i përket lëvizjeve mujore janari 2015 ishte 0.2 për qind më i lartë se dhjetori 2014, ndërsa shkurti për 0.3 për qind më i lartë se janari 2015”, ka thënë për Telegrafin, Hazbije Qeriqi, zëdhënëse e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).

Por, pavarësisht këtyre trendëve negative ekonomike në vend ASK-ja nuk e llogarit shportën që nga vitit 2002. /L.A/Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.