ARKATANA

Alarmojnë banorët: Pusetat në rrugën e fshatit Ramjan, po i rrezikojnë fëmijët

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Në rrugën kryesore të fshatit Ramjan, përkatësisht në hyrje të fshatit në rrugën Unaza në drejtim të Shkollës së fshatit, Skender Emërllahu, janë dy (2) puseta të hapura, si pasojë e punë kryesit, nga kompania e papërgjegjshme, thellësia e pusetave është diku mbi 2.m (dhe gjysma e tyre të mbushura me ujë), por përgjegjësia bie edhe tek mbikëqyrësit e KEDS-it.

Distanca nga pusetat e hapura, deri tek shkolla është 250 metra.
Edhe pse kjo kompani e kontraktuar me KEDS ka filluar punën me muaj të tërë, ende nuk i ka përfunduar punët e saja.

EVSB, vlerëson se rruga kryesore e fshatit është tejet e ngarkuar me lëvizjet e banorëve të fshatit, por shqetësimi më i madh i gjithë qytetarëve janë nxënësit të cilët vijojnë mësimin në shkollën fillore të fshatit “Skender Emërllahu”.

Këtyre pusetave duhet t’u vendosen kapakët urgjentisht, sepse nxënësit pas pak ditësh fillojnë mësimet dhe pasiguria sigurisht se rritet nga frekuentimi i tyre vajtje ardhje për në shkollë dhe anasjelltas!

Mobi Casa

EVSB, dhe në të ardhmen duhet të ketë kontroll nga njerëzit kompetentë, në mënyrë që të parandalohen rreziqet e mundshme nga frekuentimi i madh i nxënësve(të sigurohen pusetat me kapak, ose të mbyllen).

Shkollën e frekuentojnë jo vetëm nxënësit e fshatit Ramjan, por edhe një numër i konsiderueshëm edhe nga fshati i Ri.
EVSB, ka siguruar fotot nga vendndodhja, dhe për organet kompetente publikojmë disa nga fotot e këtyre pusetave!

EVSB: FTON organet përgjegjëse dhe njëherit edhe Policinë e Kosovës(PK),që të dalin në vendngjarje dhe të marrin masa urgjente para se të fillon procesi mësimor, dhe para se të jetë vonë thuhet në reagimin e koordinatorit të EVSB-së, për Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu./rajonipress/