Eko Higjiena

‘Alarmohet’ Beogradi: Kosova po bëhet së shpejti me ushtri!

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Republika e Kosovës shumë shpejt do të themelojë ushtrinë e saj, duke transformuar FSK-në në FAK.

Ky fakt është konfirmuar edhe nga MFSK-ja e cila ia ka dërguar Qeverisë draft-ligjin për transformim.

Projektligji në fjalë, që hap dyert për këtë çështje, është dërguar në Qeveri më 8 maj. Mirëpo, kjo gjë duket si nuk po i pëlqen Serbisë.

Mediet beogradase kanë alarmuar se Kosova shumë shpejtë pritet të bëhet edhe “de jure” me ushtrinë e saj, transmeton Indeksonline

KKVITI

“Tzv. država Kosovo sve bliže formiranju vojske?”, është titulli i të përditshmes “Novosti”. (I ashtuquajturi shteti i Kosovës është shumë afër formimimit të ushtrisë).

Ndryshe, shefi i ekzekutivit, Ramush Haradinaj kishte deklaruar se FSK-ja, e cila me shumë mund e sakrifica po krijon një imazh të ri të Kosovës, me mbështetjen e aleatëve tanë strategjik, shumë shpejt do të marr besimin kushtetues si Ushtri e Kosovës dhe si anëtare e NATO-s.

“Fytyra e ushtarit është e përjetshme dhe na ngjanë gjithmonë në fytyrat e heronjve tanë që jetën ia dedikuan atdheut. Kjo tokë ka njohur ushtar e ushtri të rrepta e guximtare, që nga radhët e dardanëve e deri te Ushtria e Çlirimtare e Kosovës, ushtria e komandantit legjendar Adem Jashari. Ju, që po krijoni një imazh të ri të Kosovës me shumë mund e shumë sakrifica me mbështetjen e aleatëve tanë strategjik, së shpejti do të merrni edhe besimin kushtetues si Ushtri e Kosovës dhe si anëtare e NATO-s”, kishte thënë Haradinaj. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.