Fundamenti

Alarmi: “Shqipëria Natyrale” po vihet në jetë në Maqedoni

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Projekti “Shqipëria Natyrale” tashmë ka nisur të vihet në jetë, dhe zbatimi i tij është mëse i dukshëm në Maqedoni, ku shqiptarët po përdorin gjuhën për shpërbërjen e këtij shteti, duke pagëzuar me emrat e tyre malet, fshatrat e shkollat.

Alarmi vjen përmes një artikulli të publikuar dje në tabloidin serb “Veçernje novosti”, ku nënvizohet fakti që pasojat janë mëse të dukshme në Maqedoni. “Në pjesën perëndimore të Maqedonisë, e qeverisura nga partitë shqiptare, shqiptarizimi është i dukshëm praktikisht në çdo kënd”, nënvizon artikulli.

Ndarja

Në artikullin special citohet Profesori i Kolegjit Amerikan të Shkupit, Stevo Pendarovski, ku shpjegon se në shtetin e përbërë nga dy etni, i krijuar pas presionesh të forta diplomatike përmes Marrëveshjes së Ohrit, “nuk ka asnjë dyshim se shqiptarët dhe maqedonasit po largohen nga njëri-tjetri”. Më tej Pendarovski, ish-këshilltar sigurie për dy presidentë të këtij vendi Trajkovski dhe Cërvenkovski, nënvizon se gjithsesi shpërbërja e Maqedonisë nuk është e mundur pa mbështetjen e diasporës rajonale shqiptare, e veçanërisht “pa aprovimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

FIDANISHTJA

Faktori shqiptar

Artikulli zgjatet mjaft mbi figurën dhe qëndrimet e Ali Ahmetit, kryetar i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim. “Më 22 mars Ahmeti i tha në një intervistë një reporteri të “Newsweek”: Betja që nisëm ka një qëllim të vetëm, largimin e forcave sllave nga territoret tradicionalisht shqiptare. Në artikull citohet edhe lideri i Partisë Demokratike Menduh Thaçi, i cili më 16 mars 2001 ka thënë për “New York Times” se “Shqiptarët nisën një betejë të armatosur për çlirimin e territoreve të tyre”. Në të gjitha shfaqjet publike prej kohësh Ahmeti flet ekskluzivisht në shqip, shpesh edhe pa përkthim. Kjo është një praktikë e ndjekur nga të gjithë liderët shqiptarë.

Në një ceremoni të zhvilluar së fundmi për inaugurimin e fillimit të punimeve në një shkollë të komunës së Sarajit, në periferi të Shkupit, Musa Xhaferri, një politikan shqiptar foli vetëm në shqip. Kryetarja aktuale e Bashkisë së Tetovës, deri pak kohë më parë zëvendëskryeministre përgjegjëse për integrimin evropian, Teuta Arifi, si dhe kolegët e saj në Gostivar, Kicevo, Debar në Strugë i kanë shqiptarizuar institucionet e tyre. Drejtuesit maqedonas janë zëvendësuar ekskluzivisht nga shqiptarë. “E gjitha kjo është shoqëruar me vendosjen e flamujve shqiptarë përballë këtyre institucioneve”, nënvizon “Veèernje novosti”./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.