RCCOLA

Alarmante: Shumë klientë nuk paguajnë borxhet e tyre, “Eko-Higjiena” në prag të ngulfatjes

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Më shumë se 1.700.000 € borxh nga klientët e “Eco-Higjienës” për shërbimet e kryera, shërbime që “Eco-Higjiena” i ka kryer qytetarëve që nga 1 korriku 2012. Më tej, 3.6 milion euro obligime të klientëve ndaj KRM Higjiena për shërbimet e kryera deri më 30.06.2012. Meqë klientët nuk paguajnë obligimet e tyre, as “Eco-Higjiena” nuk mund të paguaj detyrimet ndaj deponisë, karburantit dhe tatimet shtetërore, kështu që ekzistenca e saj është seriozisht e rrezikuar. Kështu ka vlerësuar kompani “Eco – Higjiena” në një shqetësim të saj që u ka adresuar qytetarëve.

Në një vlerësim që i kanë bërë gjendjes së krijuar në kompaninë “Eco – Higjiena” drejtuesit e saj e kanë paraqitur si shumë shqetësuese dhe brengosëse, mos pagesën e borxheve nga ana e qytetarëve – klientëve të saj.

Sipas Kompanisë “Eco – Higjiena” llogaritë bankare janë bllokuar nga KMDK edhe pse “Eco – Higjiena” ka paguar rregullisht obligimet e saj ndaj KMDK-ës ( Kompania për menagjim të mbeturinave) mbi 428.000,-e prej korrikut 2012 deri në fund të dhjetorit 2014. Karburanti mjafton për disa ditë apo javë, nëse vazhdon situata e tillë e bllokadës, ajo është e kërcënuar me hedhjen në ankand të pasurisë së saj.

Nëse në 2-3 javët e ardhshme nuk ka zgjidhje të mirëfilltë, atëherë qytetarët në të ardhmen janë të detyruar të dërgojnë mbeturinat e tyre vetë në deponi dhe atje të paguajnë tarifën e caktuar.

UBT

Gjilani nuk është rast i vetëm në këtë mizerije. Edhe në qytete të tjera, kompanitë e tyre publike të grumbullimit të mbeturinave kanë vështirësi të mëdha. Mirëpo, kjo nuk e ndihmon “Eco – Higjienën” gjësend në këtë situatë të vështirë.

Mënyra e vetme për të përballuar krizën dhe për të siguruar ekzistencën e vazhdueshme të kompanisë, është pagesa e borxheve të papaguara dhe tarifat e vazhdueshme të grumbullimit të mbeturinave nga qytetarët, thotë drejtori ekzekutiv, Senad Ramaj.

Atëherë, me mbështetjen austriake ne jemi në gjendje të përmirësojmë shërbimin e mëtejshëm dhe zgjerimin e shërbimit në të gjitha amvisëritë në territorin tonë.

Senad Ramaj thotë se e vetmja kërkesë e jona është, të paguhen obligimet tani, para se të jetë nesër tepër vonë./rajonipress/