RCCOLA

Alarmante: Qentë endacak janë me zgjeb, kërkohen masa urgjente para se të filloj viti shkollor

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – E dijë me saktësi dhe sasi se kjo që po kërkoj është patetike ndoshta edhe thirrje idiote për shumë njerëz, por ju lus ta kuptoni drejtë nuk është se po du me u tregu se jam njeri më i mirë se çdo kush tjetër. Ama situata është e rëndë me qentë endacak shumica e tyre e kanë ZHUGËN apo në gramatikë si i thonë Zgjeben ka shkruar Selatin Mehmeti qytetar shumë aktiv dhe i ndërgjegjshëm për situatën e krijuar kaotike e cila mund të përfundojë me pasoja për fëmijët.

Postimi dhe lutja e plotë e Selatin Mehmetit drejtuar Alban Hysenit, opozitës dhe shoqërisë civile:

Së pari është shqetësuese me i pa ashtu qentë në çfarë gjendje janë, së dyti dhe më e rëndësishmja është se tash fillon viti i ri shkollor, e qentë endacak më së shumti koncentrohen te shkollat sepse fëmijët i ushqejnë dhe rrezikohen nga ndonjë infektim.

Andaj i bej apel kryetarit të komunës Alban Hyseni drejtorive përkatëse Opozitës Riad Rashiti e Nazim Gagica shoqërisë civile nëse ekziston diku që të ndërmarrin masa për hir të fëmijëve.

Mobi Casa

Unë i kam trajtuar disa prej tyre, por jam lodh edhe jam i pafuqishëm me u marr me ketë problem madhor për qytetin e Gjilanit.

Së paku për Dardani ju siguroj se 80% e qenve e kanë Zhugën gjasat janë me u infektuar pothuajse të gjithë qentë në qytet

Nuk pres se dikush ka me e lexuar ketë postin e leje mo me bo diçka për ketë problem, por unë se paku dua me konë në paqe me veten me bo diçka brenda mundësive të mija që i kam.

Edhe t`ju them se nuk kam ambicie politike për kurgjo kështu që mos keni frikën se po ja ndihmoni naj partie, por fëmijëve dhe qenve jo mua./rajonipress/