RCCOLA

Alarm nga ushqimi i dyshimtë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Para pak ditësh një sasi e mjaltit e importuar në Kosovë është larguar nga tregu me vendim të Inspektoratit të Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit të Kosovës (AVUK), për shkak të përmbajtjes së dyshimit. Mirëpo, përveç këtij, dyshohet se në tregun vendor janë edhe shumë produkte tjera të dyshimta që dëmtojnë shëndetin e popullatës.

Uji Dea

Selatin Kaçaniku, kryetar i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit, thotë se si OJQ nuk kanë mundur të merren direkt me kontroll të ushqimit, pasi që nuk kanë një laborator, por sipas tij ka dyshime se në treg edhe më tutje gjendet sasi e konsiderueshme e mallit ushqimor, e cila është e dyshimit për konsum./zeri/