Fundamenti

Alarm nga mishi i pulës, çfarë duhet të dini

/ 1 minutë lexim

Pulat e blera në supermarket janë shumë të dëmshme për organizmin tonë. Sipas një studimi të zhvilluar në Britaninë e Madhe nga “Food Standards Agency”, 7 pula në 10 kanë baktere të cilat mund të rezultojnë vdekjeprurëse për njeriun.

Pula mund të përmbajë baktere edhe pas paketimit në supermarket. Por ekzistojnë disa mënyrë për të limituar rreziqet.

Mobi Casa

Një mënyrë e mirë për të pakësuar bakteret është që pula të piqet mirë dhe të mos ngelë asnjë pjesë e kuqe apo të dalë gjak. Kur pula ruhet në frigorifer, duhet treguar kujdes që të mos ketë kontakt me produkte të tjera por ta paketoni mirë.

Nuk duhet ta lani mishin e pulës, pasi bakteret rrezikojnë që të përhapen më shumë. Mbi të gjitha pas çdo kontakti me mishin e pulës së papjekur, lajini mirë duart. /.noa.al/.