FIDANISHTJA

Alarm në Trepçë, mungesa e licencës rrezikon funksionimin

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ndërmarrja Trepça përmes një komunikate ka alarmuar për rrezikun që i kanoset në mungesë të licencës për punë.

Me keqardhje njoftojmë opinionin e gjerë dhe të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, për gjendjen e rëndë në të cilën po kalon Ndërmarrja Trepça, për shkak të mos pajisjes me Licencë shfrytëzimi, thuhet në fillim të komunikatës.

Minierat e Trepçës, Stan Tërg dhe Artanë, që nga 24 janar i vitit 2015 janë pa licencë shfrytëzimi, për pasojë është ndërprerë prodhimi.

Trepça, sipas Ligjit për minierat dhe mineralet, me kohë ka aplikuar për vazhdimin e licencës së shfrytëzimit sipas Ligjit nr. 03/L-163, shtohet në komunikatë, e cila vazhdon:

Rrethanat e krijuara për shkak të ndërprerjes së procesit të prodhimit, Trepçës i kanë shkaktuar dhe janë duke i shkaktuar dëme të mëdha financiare dhe probleme në funksionimin e saj të tërësishëm.

Mobi Casa

Burimi kryesor i të hyrave financiare të Trepçës është prodhimi. Nga kjo e drejtë është privuar pa fajin e minatorëve dhe të menaxhmentit duke rrezikuar në tërësi funksionimin e ndërmarrjes.

Andaj, minatorët dhe menaxhmenti i Trepçës, kërkojnë nga të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës që menjëherë të ndërmarrin masa në mënyrë që Trepça të pajisjet me licencë për shfrytëzim.

Institucionet Qendrore duhet pa tjetër të na i kompensojnë humbjet financiare që janë shkaktuar si pasojë e mos prodhimit, thuhet në alarmin e Ndërmarrjes Trepça.

Institucionet e Republikës së Kosovës, duhet të kenë një përkushtim më të madh për Trepçën, sepse kjo nuk është vetëm përgjegjësi e menaxhmentit dhe minatorëve, por është përgjegjësi e të gjithëve, pavarësisht problemeve të shumta në për të cilat po kalon vendi.

Puna në minierat nëntokësore çdo herë është e rëndë, me rreziqe dhe probleme të shumta, por atëherë kur ka prodhim të gjitha problemet përballohen, përfundon komunikata.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.