Eko Higjiena

AKV “Gjilani” prezantohet suksesshëm në Burrel

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Ansambli i Këngëve dhe Valleve “GJILANI”, mori pjesë në Festivalin e Këngës Epike dhe Lirike, “Burrel 2016”.

“Festivali i këngës Lirike dhe Epike” u mbajt për herë të dytë në rrethinën e Matit, ku qëllimi i këtij festivali është që të kultivohet dhe të ruhet kënga epike dhe lirike sa më shumë në trevat shqiptare tha Nehat Ferati kryetar i ansamblit.

Ansambli “GJILANI” mori pjesë në këtë Festival, duke u munduar që ta pasuroj gjithmonë këtë ngjarje kulturore me programet tona, krahas shumë Ansambleve dhe grupeve tjera nga të gjitha trojet tona.

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “GJILANI” në këtë Festival u paraqit në natën e dytë finale me dy këngë Lirike nga grupi i këngëtarëve dhe orkestrës dhe u prit jashtëzakonisht ngrohtë nga publiku Matjan.

ARKATANA

Në këtë paraqitje ansambli ynë u shpërblye me çmimin e “Kolonisë se piktorëve” të cilët po ashtu kishin një aktivitet të mrekullueshëm.

Vlen të theksohet se organizimi dhe mikpritja Matjane ishin të mrekullueshme, njëherit i shprehim mirënjohje organizatorëve që patën forcën dhe kurajën të bëjnë këtë punë të mrekullueshme.

Këto organizime janë shumë të qëlluara dhe të domosdoshme për kultivimin e vlerave artistike kombëtare ka thënë në fund kryetari i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “GJILANI”, Nehat Ferati./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.