Mobi Casa

AKV “Gjilani” pjesëmarrës në Festivalin Ballkanik të folklorit “Jehona” në Bujanoc

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “GJILANI”, mori pjesë në Festivalin Ballkanik të Folklorit “JEHONA” në Bujanoc 2016.

“Festivali Ballkanik i Folklorit JEHONA” është Festival i Folklorit Ballkanik, i cili u mbajt për herë të parë në qytetin e Bujanocit.

Ansambli “Gjilani”, mori pjesë në këtë Festival, duke u munduar që ta pasuroj gjithmonë këtë ngjarje kulturore me programet tona, krahas shumë Ansambleve dhe grupeve tjera nga: Maqedonia, Serbia, Lugina e Preshevës dhe Kosova ka thënë Nehat Ferati kryetar i Ansamblit.

HW

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Gjilani” në këtë Festival u paraqit me këngë, valle koreografike dhe valle burimore tradicionale, të përgatitura nga këshilli artistik i Ansamblit.

Vlen të theksohet se ky Festival, nisur nga deklarimet e organizatorëve nga viti i ardhshëm do të mbahet në të gjitha Komunat e Luginës së Preshevës, dhe synimi i tyre ishte që të zgjerohet edhe më tej me Ansamble dhe grupe të ndryshme nga i gjithë Ballkani.

Këto organizime janë shumë të qëlluara dhe të domosdoshme për kultivimin e vlerave artistike kombëtare, njohjen dhe lidhjen sa më shumë të rinjve të Ballkanit tha Ferati./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.